Lori Hoxha flet për herë të parë për konfliktin me Zefina Hasanin: Në Top Channel nuk punohet si provinciale

Publikuar tek: fcb-bomb, më 00:24 01-02-2017 Lori Hoxha flet për herë të parë për konfliktin me Zefina Hasanin: Në Top Channel nuk punohet si provinciale

Aksionerja e Top Channel, Lori Hoxha ka folur për herë të parë për konfliktin me ish-producenten Zefina Hasanin, e cila u largua vitin e kaluar nga spektakli “The voice of Albania”.

Lori tha se ishte Hasani ajo që shkeli kontratën në mënyrë të njëanshme, ndërsa theksoi se në Top Channel nuk punohet me kritere provinciale.

“Ka patur një shkelje kontrate. Ne shqiptarët harrojmë ku mbaron uni jonë dhe ku fillon profesionalizmi. Në Top Channel nuk punohet me kritere provinciale por ka rregulla institucionale dhe nëse ti nuk i zbaton dot, gjërat nuk funksionojnë”, ka thënë Lori në “INterview” në InTv.

Lori Hoxha ka mohuar që Top Channel të jetë në krizë financiare, ndryshe nga sa pretendohet në disa portale. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070991516113281
array(1) { ["section"]=> string(113) "lori-hoxha-flet-per-here-te-pare-per-konfliktin-me-zefina-hasanin-ne-top-channel-nuk-punohet-si-provinciale-67295" }