Lorik Cana bëhet baba në ditën e ndeshjes me Serbinë?

Publikuar tek: sport, më 19:52 11-09-2015 Lorik Cana bëhet baba në ditën e ndeshjes me Serbinë?

Në muajin prill, Lorik Cana bëri të ditur për mediat shqiptare se ai dhe bashkëshortja e tij, Monika, presin të bëhen prindër, transmeton Prive.

Gjatë intervistës kur kumtoi lajmin, kapiteni i Kombëtares shqiptare me shaka potencoi e shpreson që foshnja të mos vijë në jetë në ditën e ndeshjes me Serbinë.

Duket se ajo nga çfarë druhej Loriku, mund të ndodhë me të vërtetë. Merret vesh nga disa burime se termini i lindjes së Monikës pritet të jetë mes datës 7 e 8 tetor, pikërisht kur në Elbasan Arena do të zhvillohet ndeshja kualifikuese për Euro 2016.

Nëse gjithçka shkon sipas pritshmërive të doktorëve, Cana me gjasë edhe në momentin kur do të bëhet baba i një djali, për herë të parë, do të jetë në shërbim të Kombëtares dhe larg familjes.

Ndryshe, edhe gjatë periudhës së shtatzënisë së bashkëshortes, përpos impenjimeve me ndeshjes, Loriku me detyrimin si kapiten, mori rrugë mijëra kilometërshe për të qenë fizikisht në seancat e gjyqit të arbitrazhit që në fund tre pikët e ndeshjes në Beograd ia dha Shqipërisë.

Të kujtojmë se çifti e kurorëzoi dashurinë në qershor të vitit të shkuar.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mediat e huaja transmetojnë reagimin e Ronaldos në Elbasan kur tifozët thërrasin “Messi”
Rrëfehet De Biasi: Sfida me shqiptarët ishte ndryshimi i mentalitetit »
Article Logic
Execution time: 0.02369499206543
array(1) { ["section"]=> string(58) "lorik-cana-behet-baba-ne-diten-e-ndeshjes-me-serbine-20567" }