Lorik Cana hedh poshtë deklaratën e Presidentit Thaçi pas anëtarësimit në FIFA

Publikuar tek: sport, më 21:24 13-05-2016 Lorik Cana hedh poshtë deklaratën e Presidentit Thaçi pas anëtarësimit në FIFA

Kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana ka hedhur poshtë deklaratën e Presidentit Hashim Thaçi, i cili tha pas anëtarësimit të Kosovës në FIFA, se të gjithë shqiptarët e këtij shteti e kanë tashmë “kombëtaren” e tyre.

Cana ka uruar vendin e tij për këtë arritje, por kërkon zyrtarizimin e asaj që shqiptarët e kanë tashme prej kohësh, një kombëtare në futboll.

“Kosova anëtarja më e re në FIFA!!! Urime Urime Urime!!! Tani që jemi të barabartë dhe të mosvarur , shpresoj të kemi zhvillim, suksese dhe sa më shpejt të jetë e mundur një të ardhme mbarëkombëtare!!! Jemi një komb, një kombëtare”, shkruan kapiteni kuqezi.

“Gjatë izolimit 25 vjeçar, ne iu kemi dhënë shumë talentë kombëtareve dhe ekipeve botërore. Nga sot, ata e kanë vendin në kombëtaren e Kosovës”, tha ndër të tjera Thaçi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Partizani shtang korçarët, fiton dhe qëndron në garë për titullin
Pranimi i Kosovës në Fifa, shpërthen debati nëse duhet të ketë një kombëtare »
Article Logic
Execution time: 0.024628162384033
array(1) { ["section"]=> string(84) "lorik-cana-hedh-poshte-deklaraten-e-presidentit-thaci-pas-anetaresimit-ne-fifa-40389" }