Lorik Cana ka refuzuar ofertën e super klubit grek

Publikuar tek: sport, më 13:42 05-07-2016 Lorik Cana ka refuzuar ofertën e super klubit grek

E ardhmja e kapitenit të Kombëtares, Lorik Canës, është bërë objekt diskutimi, jo vetëm për hamendësimet për një tërheqje të tij nga futbolli i luajtur, por edhe për ofertat e shumta që dalin çdo ditë për të.

Një nga ofertat e fundit ishte ajo e AEK-ut të Athinës, por newsport.al mëson se pak kohë më parë lideri i kuqezinjve ka refuzuar një superofertë të ekipit më të madh grek, Olimpiakosit. Dhe kur ka refuzuar Olimpiakosin, nuk bëhet fjalë që Cana të pranojë ofertën e AEK-ut. Arsyeja është se kapiteni i kuqezinjve, i cili luajti sezonin e fundit me Nantën në Francë, nuk i ka fare qejf grekët dhe nuk dëshiron që sezonin ndoshta të fundit të karrierës së tij ta kalojë në një vend dhe një kampionat antipatik për të. Burime pranë newsport.al bëjnë me dije se oferta e Olimpiakosit ishte rreth 2 milionë euro, por Cana nuk e pranuar, pasi ka plane të tjera.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Armando Sadiku shijon momentin, nga plazhet e Dhërmiut te ato të Ibizës
Interi e dërgon futbollistin shqiptar Rey Manaj në një ekip tjetër »
Article Logic
Execution time: 0.064490079879761
array(1) { ["section"]=> string(56) "lorik-cana-ka-refuzuar-oferten-e-super-klubit-grek-45592" }