Lorik Cana merr nderimin e veçantë nga FSHF: Do kujdeset për futbollistët e rinj

Publikuar tek: sport, më 12:44 26-10-2017 Lorik Cana merr nderimin e veçantë nga FSHF: Do kujdeset për futbollistët e rinj

Lorik Cana ka dalë në një konferencë për shtyp në ambientet e FSHF-së, ku ka marrë detyrën e re, duke u emëruar Ambasadori i Grassroots, që merret me projektin "Grassroots" të FIFA-s, për futbollin e fëmijëve.

Cana është shprehur shumë i emocionuar për këtë eksperiencë të re duke thënë se do të jap më të mirën në përmirësimin e futbollist shqiptar.

"Kur jam prezent në ambientet e Federatën, ndihem mirë, pasi ndihemi si një trup i vetëm, duke punuar për ngritjen e cilësisë. Gjithësecili mundohet të japë vlerat profesionale. Une e ndiej detyrë të kontribuoj në futbollin e vendit tonë. Ne si shoqëri kemi përfituar shumë nga sporti. Vitet e fundit është demonstuar se nëse ne punojmë, mund të jemi të suksesshëm. Ne jemi një vend në zhvillim dhe futbolli ndihmon në këtë pjesë. Unë mendoj që për të pasur një pjesmarrje të madhe nuk vjen brenda një dite. Ne në vendin tonë nuk e di a kemi pasur më parë, por unë do vazhdoj të stimuoj, të nxit njerëzit të merren me futboll. Është një program për të marrë pjesë në futboll. Unë tani bëj pjesë te veteranët dhe kam vendosur të vazhdoj me projektet e Federatës, për të bindur dhe nxitur të gjithë për ti mbajtur me frymën e sportit, për ti dhënë vlera futbollit. Nuk do jetë një detyre e përditshme, por kerkon një punë të madhe. Rezultatet i presim pas disa vitesh", është shprehur Lorik Cana.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përsëritet historia e Shqipërisë në Serbi, një dron ndërpret ndeshjen në Bosnje (VIDEO)
»
Article Logic
Execution time: 0.016181945800781
array(1) { ["section"]=> string(85) "lorik-cana-merr-nderimin-e-vecante-nga-fshf-do-kujdeset-per-futbollistet-e-rinj-97293" }