Lorik Cana në “Dear Albania” të Eliza Dushkut

Publikuar tek: kulture-art, më 19:58 28-05-2015 Lorik Cana në “Dear Albania” të Eliza Dushkut

“Kapiten i Kombëtares, një simbol për Shqipërinë e tij. Lorik Cana është një idhull i vërtetë në vendin e tij, fasha në krah e certifikon respektin për të. Për këtë motiv, regjizorja me origjinë shqiptare, Eliza Dushku, e ka përfshirë në një dokumentar për vendin e saj të quajtur ‘Dear Albania’”, shkruan lalaziosiamonoi.it.

“Ky dokumentar do të transmetohet në Shtetet e Bashkua, dhe unë jam e lumtur që do të jem në gjendje të transmetoj një imazh ndryshe të vendit tim, do të më pëlqente që të mos mendonin se shqiptarët janë të gjithë kontrabandistë dhe rrëmbyes, si shumë filma të Hollywood na bëjnë të besojmë”, citohet regjizorja Dushku nga faqja italiane, që shton se është duke punuar akoma për filmin dhe se ai do të shpërndahet në të gjithë botën, nga Ballkani në Japoni dhe Kinë, për të transmetuar një imazh të mirë të Shqipërisë. (sportal)

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Njihuni me fëmijën dhe këngën që do të dërgojë Shqipërinë në Eurovizion
Business Insider: Berati në listën e 16 destinacioneve të pazbuluara turistike »
Article Logic
Execution time: 0.01987099647522
array(1) { ["section"]=> string(49) "lorik-cana-ne-dear-albania-te-eliza-dushkut-12183" }