Lorik Cana nis karrierën si trajner

Publikuar tek: sport, më 20:56 25-10-2016 Lorik Cana nis karrierën si trajner

Në pritje për të njoftuar tërheqjen nga futbolli i luajtur, Lorik Cana ka filluar të mendojë që tani për jetën pasi të varë këpucët në gozhdë. Ish-kapiteni i Kombëtares ka marrë diplomën e “UEFA B” pasi kreu me sukses kursin e organizuar nga Sektori i Edukimit në Federatën Shqiptare të Futbollit.

Diplomat u shpërndanë në një ceremoni të organizuar në Qendrën Stërvitore të Ekipeve Kombëtare në Kamëz. Në këtë kurs, i 22-ti, morën pjesë trajnerët e grupmoshave dhe ata të futbollit amator.

Ndërkohë, aktualisht është duke u zhvilluar kursi “UEFA PRO”, që vazhdon gjithë vitin. Gjithashtu FSHF-ja bën të ditur se do të organizohet edhe kursi “UEFA A” për trajnerë portierësh dhe për drejtor sportiv. Ky kurs do të zhvillohet në javën e parë të çdo muaji për pesë muajt e ardhshëm.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « FSHF zyrtarizon çmimet e biletave për sfidën Shqipëri-Izrael, tifozët kanë afat deri më 3 nëntor…
Genoa zbret me këmbë në tokë Milanin »
Article Logic
Execution time: 0.022222995758057
array(1) { ["section"]=> string(41) "lorik-cana-nis-karrieren-si-trajner-57384" }