Lorik Cana, përjashtim i padrejtë në fitoren ndaj Milanit

Publikuar tek: sport, më 09:01 28-01-2015 Lorik Cana, përjashtim i padrejtë në fitoren ndaj Milanit

Dy kartona të verdhë në harkun e 4 minutave lojë në “San Siro” kanë sjellë një tjetër përjashtim për futbollistin energjik të kombëtares shqiptare Lorik Cana.

Kapiteni i kuqezinjve të Gianni De Biasi, e ka lënë me një lojtar më pak Lazio në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Italisë, që skuadra e tij fitoi ndaj Milanit.

Cana, brenda 4 minutave, u ndëshkua me dy karton të verdhë, duke u ndëshkuar pastaj edhe më të kuq, një ndëshkim që është cilësuar i tepruar nga mediat dhe tifozët që kanë kritikuar arbitrin kryesor. Deri në fundine  pjesës së parë, “luftëtari” siç është pagëzuar shqiptari nga mbështetësit e Lazio, kishte bërë një lojë mjaft të mirë duke fituar thuajse të gjitha duelet.

Lorik Cana mbetet një pikë referimi për mbrojtjen e romanëve, pavarësisht injektimeve në merkato, me De Vrij, Basta. Ai kohët e fundit ka bërë të ditur se nuk do të rinovojë me Lazion nëse kjo do të dështojë për tu kualifikuar në Champions League, pasi kërkon një aventurë në Bundesliga. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Xherdan Shaqiri, puthje dhe përqafime me bukuroshen Angelica
Operohet në gju, kampionia e botës në xhudo, Majlinda Kelmendi »
Article Logic
Execution time: 0.015744924545288
array(1) { ["section"]=> string(61) "lorik-cana-perjashtim-i-padrejte-ne-fitoren-ndaj-milanit-1676" }