Loris Karius thyen heshtjen, reagimi i tij pas gabimeve në finalen e Champions prek miliona

Publikuar tek: sport, më 16:47 27-05-2018 Loris Karius thyen heshtjen, reagimi i tij pas gabimeve në finalen e Champions prek miliona

Portieri i Liverpool, Loris Karius ka reaguar për herë të parë pas filanes së Champions League, ku ekipi i tij u mund me tre gola nga Real Madrid, dy prej të cilave u konsideruan si gafa të rënda të portierit.

Karius thotë se nuk ka vënë gjumë në sy deri këto momente dhe i kërkon sërish falje tifozëve të Liverpoolit, gjest që e bëri edhe dje pas ndeshjes, kur shpërtheu në lotë.

Në një seri tweet-esh, Karius shkruan:

“Nuk kam vënë gjumë në sy deri këto momente…skenat po më përsëriten në kokë herë pas here. I kërkoj pafundësisht falje shokëve të ekipit, tifozëve dhe stafit. E di që gabova rëndë dy herë dhe ju zhgënjeva”.

Më pas ai shkruan:

“Faleminderit të gjithë tifozëve që erdhën në Kiev dhe më përkrahën, edhe pas ndeshjes. Kjo tregon që jemi një familje e madhe. Faleminderit dhe do të kthehemi më të fortë”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « VIDEO: Sergio Ramos e qëlloi në kokë protierin e Liverpool, pasi nxorri Salah nga loja
»
Article Logic
Execution time: 0.021734952926636
array(1) { ["section"]=> string(87) "loris-karius-thyen-heshtjen-reagimi-i-tij-pas-gabimeve-ne-champions-prek-miliona-122295" }