“Loro Boriçi” brenda vitit i gatshëm për Kombëtaren

Publikuar tek: sport, më 20:10 01-04-2015 “Loro Boriçi” brenda vitit i gatshëm për Kombëtaren Projekti i propozuar

Stadiumi i Shkodrës “Loro Boriçi” do të jetë i gatshëm që brenda vitit të presë lojtarët e Kombëtares shqiptare dhe tifozët kuq e zi.

Lajmi konfirmohet nga vetë kryeministri Edi Rama, i cili shkruan në facebook se prezantimi i projektit do të bëhet i hapur për për publikun shkodran.

“Sot gjatë mbledhjes së KKT në Shkodër për transformimin e stadiumit “Loro Boriçi” në një stadium të ri me bukurinë arkitektonike që meriton qyteti i pasionit për futbollin. Pamjet e plota të projektit do t'i prezantohen drejtëpërdrejt në ditët në vijim publikut sportdashës shkodran dhe prezantimi do të bëhet i hapur për të gjithë në fushën e gjelbërt të "Loro Boriçit". Pas Elbasan Arenës kuqezinjtë e Kombëtares do të kenë që këtë vit edhe nje arenë tjetër të standardeve të UEFA-s”, shkruan Rama.

Rikonstruktimi i Loro Boriçit është premtuar nga Rama menjëherë pas ngjarjeve të ndodhura në Beograd gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri. E gjithë vëmendja është fokusuar nëse ky stadium do të jetë i gatshëm për ndeshjen që Shqipëria do të luaj në shtëpi kundër Serbisë e planifikuar në datë 8 tetor të këtij viti. Stadiumi i Shkodrës pas rikonstruksionit do të jetë më i madhi në vend me një kapacitet mbi 17 mijë vende, ndryshe nga ai i Elbasanit i rikonstruktuar së fundmi me kapacitet prej 12,800 vendesh.


Pas ndërtimit të stadiumit Elbasan Arena, ku edhe së fundmi u zhvillua ndeshja Shqipëri-Armeni, rradhën  e ka stadium i Shkodrës, ‘’Loro Boriçi’’. Stadiumi do të rindërtohet për t'u luajtur në të edhe ndeshje ndërkombëtare.

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot se gjatë ditës do të diskutohet në Shkodër projekti i arkitektit Peter Wilson për rindërtimin e stadiumit. “Sot në Shkoder shqyrtojmë projektin e arkitektit të famshëm Peter Wilson për rindërtimin e stadiumit Loro Boriçi që nis nga puna së shpejti!”, shkruan Rama në ‘’Facebook”.

Mendohet që punimet për stadiumin të përfundojnë në tetor, ku në të do të zhvillohen edhe ndeshje ndërkombëtare. Stadiumi planifikohet të mbajë 17 mijë tifozë dhe do të kushtojë rreth 15 milionë euro.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Fitorja ndaj Armenisë, Agolli pritet si hero në Azerbajxhan
Tirana, Debatik Curri: Ne nuk jemi pjesë e Aleancave, fitojmë vetëm »
Article Logic
Execution time: 0.015910863876343
array(1) { ["section"]=> string(54) "loro-borici-brenda-vitit-i-gatshem-per-kombetaren-7493" }