“Loro Boriçi” nuk është gati për 29 marsin, vijojnë punimet

Publikuar tek: sport, më 17:50 17-03-2016 “Loro Boriçi” nuk është gati për 29 marsin, vijojnë punimet

Stadiumi “Loro Boriçi” në Shkodër nuk do të jetë gati në datën 29 mars ashtu siç është njoftuar më parë nga drejtuesit e FSHF-së dhe kryeministri Edi Rama.

Punimet kanë përfunduar në pjesën më të madhe të impiantit, megjithatë nuk është ende gati tribuna kryesore, ndërsa mbeten edhe rreth 1000 stola për t’u vendosur në tribunat e tjera të stadiumit. Tapeti është shtruar dhe kullat e ndriçimit do të instalohen së shpejti.

Sa i përket pjesës së jashtme të “Loro Boriçit” duhet ende shumë punë që ajo të marrë pamjen e planifikuar.

Në bazë të ecurisë së punimeve, Shkodra do të ketë stadiumin e ri të gatshëm në muajn shtator të këtij viti. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Njoftimi i FSHF-së, e vetmja ndeshje e Shqipërisë në ‘Euro2016’ që mund të blihen ende bileta
Hidhet shorti i Champions League, surpriza edhe në Europa League »
Article Logic
Execution time: 0.0045669078826904
array(1) { ["section"]=> string(62) "loro-borici-nuk-eshte-gati-per-29-marsin-vijojne-punimet-35357" }