Lotët e gazetarit që erdhi nga SHBA: Vizita në Durrës, aty ku s’gjeta durrësakë e vendet e dashura, e ku kamarieri po ma quante nder që më shërbente

Publikuar tek: kulture-art, më 17:08 07-08-2017 Lotët e gazetarit që erdhi nga SHBA: Vizita në Durrës, aty ku s’gjeta durrësakë e vendet e dashura, e ku kamarieri po ma quante nder që më shërbente

Ish- gazetari i Gazetës “Koha Jonë” Adriatik Dosti, i cili është vendosur në SHBA prej vitesh, ka zgjedhur të pushojë pas shumë kohësh në vendlidnjen e tij. Për të cilin, shkruan në faqen e vet facebook, opinionin dhe përjetimet e asaj që ndjen e sheh.

Por kur ka parë Durrësin, thotë se ndjeu zhgënjim të madh: Aty ku kanë humbur toponimet e dikurshme, Hekurudhat, Currilat, Plepat, Kavaleshenca, Apolonia, Breshka, e vendin e kanë zemrat e rinj, Kukësi, Puka, Tropoja, Gjakova, Kërcova...

E betonizimi i qytetit që është vendosur buzë Adriatikut, emrin e të cilit edhe gazetari mban, e ka shokuar, për të treguar se ky është Durrësi i ri, Durrësi i Vangjushit dhe shokëve të tij, por jo i durrësakëve...

Nga Adriatik Dosti

Posa lë pas ndërtimet e objektet e shumta ndërtuar në të dyja anët e së ashtuquajturës Autostradë Tiranë -Durrës...e sapo tabela të lajmeron se këtu mbaroi Tirana e tani sapo ke hyrë në territorin e qytetit bregdetar Durrës.....kurioziteti i syrit të një vizitori që ka shumë vite pa shkelur këndej, natyrshem sa vjen e rritet...

Por mjaftojnë vetëm pak kilometra rrugë që zhgënjimi e trishtimi për atë ç' ka sheh të jetë shumë më i madh se kurioziteti, dëshira e çdo lloj gjëje tjetër ...

Toka djerrë, të zëna e me nga ndonjë shenim shkruar si ato fletushkat e kohës së luftës VFLP...por që lexojnë ..Toka shitet apo jepet me qira..ndërtime të gjithefarellojeshme por të lëna përgjysëm, shtëpi banimi e ngrehina të formave e stileve nga më të çuditshmet ngulur në të dyja anët e rrugës e që nuk kanë të sosur aq sa bezdia që të krijojnë të shtyn të mendosh se ky vend këtu paska qenë pa zot e gjithkush që ka ardhur a zbritur prej diku ka ndërtuar ku ka dashur, si ka dashur e çfare ka dashur pa e vrarë fare mendjen për asgjë .. e duke menduar dhunshëm vetëm ..sot për sot e ne djall vaftë e nesërmja...

Dhe ti..vizitori a dëshmitari i radhës së kësaj katrahure urbane, sociale e demografike të sotme .. sa më shume hyn në xhunglën shqiptare të ''zhvillimit të madh” të pas 90-ës....që në rastin konkret quhet Durrës apo Dyrrahium-i i krenarisë se djeshme te prejardhjes së shqiptarëve të sotëm....aq më shumë ndjen dhimbje e diçka natyrshëm të shtrëngon gjoksin, psherëtin thell dhe natyrisht zë të shash, të shfrysh e të mallkosh të gjithë ata bastardë, politikanë, biznesmenë, deputetë, drejtues bashkish a komunash hajdutë, mafioze, të pangopur në babëzinë e tyre banale për t’u pasuruar përmes gjithçkaje e me çdo gjë ...deri në këtë fare feje, sa që edhe njerin prej perlave të natyrës e historisë së herëshme shqiptare ..Durresin e mrekullive pa hesap...sot e kanë denigruar deri ne atë shkallë saqë dhimbja del pertej lotësh e ulërimash njerezore.

Një babiloni e vërtete dhe nje vaterlo gjakatare ndërtimore e ka shperfytyruar Durrësin e sotëm pothuajse totalisht nga ai i djeshmi..

Natyrisht janë bërë edhe disa gjëra te mira, të bukura e bashkekohore qe i shërbejnë qytetit, komunitetit e banoreve Mix..tashmë të Durrësit ..por ato numerohen me gishtat e njërës dorë. ..dhe për to duhet të rrëmosh si për të gjetur gjilpërën në kashtë.

Nuk bëhej më fjalë për të gjetur a parë Maminasin, Rashbullin, Sukthin a Shkozetin e ndonje tjetër pasi keto vendbanime ishin spostuar, zhdukur a shpërfytyruar saqë ti, që i kishe shkelur dikur me qindra e qindra herë, e kishe të vështirë ta besoje këtë që ka ndodhur sot...sepse atje tej ish ngritur Gjiri i Lalzit i Agallarëve të sotëm shqiptarë me vila, palma, dashnore e rrethuar njësoj si dje me ushtarë të armatosur që mbronin orgjitë e tyre njerëzore e politike.

Në hyrje te qytetit – port, disa lokomotiva e vagonë treni të kohës së djeshme, lënë peng diku përmbi hekurudhën e heshtur e pa gojë e që të jepnin përshtypjen e nje ekspozite në natyrë të Ferro-vias së para shumë vitesh të Shqipërisë të lajmëronin për atë që të priste të shihje me pas...

Dhe zënë e të shfaqen radhazi..por të tkurrura e të lëna në harresë e gati të papërfilleshme fare deri ne injorim total, Amfiteatri i famshëm; Banka nacionale e qytetit; Pallati i sportit R.Ngjala; Teatri A.Moisiu; Stadiumi N.Dovana; Vollga e shkatërruar totalisht; Torra e Qytetit e mbajtur me këmbë me shiringa e oksigjen; Bulevardi kryesor i dalë duarsh komplet; Vila e Zogut e mbetur me kembë vetëm si godinë pa fryme e pa shpirt; Shëtitorja buze dëtit kur shkon për në Currila; varrezat e dëshmorëve lënë si kufome e pa kallur mes qytetit e gjithçka tjetër tipike durrsake zhdukur krejtësisht e për t' ja lënë vendin një lloj ''Durresi të ri'' ku pallatet e shumta marramendëse dukej se strehonin durrsakë pa mbarim të pas 90-- se...ku.. persa kohe qe qendrova ne kete pjese perle te qytetit nuk degjova askënd që të fliste ate lloj gjuhe që flitej dikur e prej shume vitesh në Durrësin bregdetar.. prej durrsakëve qytetare e fisnike..

I nxehti i tmerrreshëm rrëmuja ne trafik e kaosi në njerëz që ecin nëpër rruget e qytetit në forma të tilla a thua se rrugët janë për ta e trotuaret për makinat më shtyu të vete të ulem për të pirë një birrë të ftohte tek Pista Moderne e ndërtuar në brendësi të detit që ne fakt është një ndër gjërat më të bukura të Durrësit të sotëm.

Pas 20 minuta pritje e në të vetmen tavoline bosh ku askush nuk erdhi për të marrë e pastruar gotat e filxhanet që kish lënë para frekuentuesi im, na vjen një kamarier që me shumë me veprimet e sjelljen e tij duket sikur thotë: “thefshi këmbën qe erdhet tani” se sa të na uroje mirëseardhjen.

Dhe befasia e injorancës së këtij djaloshi mbërrin kulmin kur vonesën e shërbimin e tij skandaloz e justifikon me thënien: “hej, unë nuk punoj këtu jashtë, por brenda. Ndaj duhet të ma dini per nder që po ju marr porosinë???”

E pra, deri këtu s' durova dot.. u ngrita e ika tepër i revoltuar e i fyer duke i thënë këtij derdimeni kokëbosh se me paratë e mia, askush nuk mund të më bëjë dot nder, dhe se ai duhet t’i bënte nder xhepit te vet e jo mua, se pa klientin ai dhe bosi i tij janë qënie kot , boshe e pa asnjë lloj aktiviteti. Ndaj i rrofshin godinat e ndërtimet e bukura sado të shtrenjta e luksoze qofshin ato.

Ika dhe e lashë aty më këmbë si mut, se ashtu e meritonte ....

Për të qenë realist...pjesa e sistemimit e rregullimit të Portit e kalatat e saja ishin rregulluar e sistemuar më së miri..ashtu sikurse edhe disa vende të tjera të njohura si fytyra e dikurshme e Durrësit bregdetar e turistik...por a mjaftonte valle vetëm kjo..kur në mes të qytetit, jo në një, por në disa zona të tij, era e ujërave të zeza kutërbonte e ta bënte te pa durueshem qëndrimin ne qytet; kur pislliku e plehrat vegjetonin në të katër anet e Durrësit me aq shumë ujë sa askush tjetër.

Për andej nga Plazhi...ku dikur ne tironasit nuk shqiteshim kollaj gjatë tre muajve të verës e ku kemi aq e aq kujtime të jetës sonë së bashku më miqtë tanë të shumtë, durrsaket vendalinj të mirë e te komportueshem me ne, por edhe me te gjithë shqiptaret e tjerë që vinin çdo vit të pushonin ne brigjet e Adriatikut të tyre magjepës, as që ja vlente te shkoje e aq me pak të mendoje se ketu mund e duhej të pushoje ti e familja jote, si dikur...Harrojeni.

Buze Adriatikut, në plazhin tradicional kombëtar e ndërkombëtar e në ato vende qe ne dje i quanim simbolikisht Teuta, Hekurudha, Breshka, Iliria, Apollonia , Plepat, Kovalishenca etj etj...tashme ishin ngritur “qytetet bregdetare” të Kukësit, Pukës, Tropojës, Mirditës, Gjakovës, Kërçoves, Gostivarit ...por edhe bastionet që i jepnin te drejtë vetes të quheshin vendalinj edhe pse vinin prej Skrapari, Tepelena, Gjirokastra, Përmeti, Berati etj etj...

Thjesht e shkurt..Durresi nuk ishte me Durrës nga ai i djeshmi që ishte si ishte të gjithe e donim dhe e adhuronim e që mezi prisnim të ishim banorë sezonale të tij, por të pervitshëm e të përhereshëm.....këtij Durresi të sotëm i kishte mbetur vetem Vangjushi me shokë që kishin marre persiper ta shkatërronin, denigronin e shperfytyronin qytetin e bukur bregdetar me synimin që nesër edhe ata vetë të mos ta njihnin më kurrë.

Dhe mërzitshëm e mes një shije shumë të hidhur që me la qyteti.. e deti brilant i te cilit me lidh pa - zgjidhshmerisht me emrin tim....nuk e di pse m’u kujtua një këngë e hershme e tyre koheve kënduar nga durrsaku i mire Qemal Kertusha: Durrës, i bukuri Durres...me mall e deshirë, une ty te admiroj.

Por po kaq kujtoj me shume respekt edhe kolegun tim të mirë e te hershem Bujar Qesen qa aq shume ka shkruar, bërë e dhene për qytetin te tij të dashur nder vite...

Dhe radhazi m’u shfaqën para syve shume figura te respektuara te ketij qyteti e te Shqipërisë e historise së saj: Mbretëresha Teutë, Aleksander Moisiu,  Xon Njala, Guljelm Radoja, Mirush Kabashi, Vangjel Heba, Fadil Hasa, Muharrem Hoxha, Aishe Starja, Nikolin Xhoja, Agron Xhunga ..Bespalla, Tut Leshteni, Fred Filjari, Gim Bullku, Mir Hima , etj etj ..një liste e gjatë pa mbarim...emra ndaj te cileve te gjithe përulemi me respekt.

Permenda vetem keta pak emra sepse keto m’u kujtuan tani per momentin, por mbetem me admirim e respekt të thellë për të gjithë ata e ato durrsakë që aq shume i kanë dhënë qytetit të tyre e Shqipërisë nder dekada e në historinë tonë kombëtare, ndaj mos më paragjykoni ju lutem.

Isha dhe pashe dje një qytet që ende vazhdon të mbajë emrin Durrës, por që me plot gojën them e pohoj se nuk ishte ai Durrës që unë di e që kam njohur gjatë gjithë jetës sime, madje jo vetem unë, por çdo shqiptar.

Shkoni shiheni, vizitojeni e qëndroni disa ore apo edhe nje dite te vetme në të dhe ju siguroj se do më jepni plotesisht të drejtë vetëm ju lutem, gjykojeni e shiheni si qytetarë të këtij vendi e këtij shteti, pra pa paragjykime, nostalgjira e pa syze partiake..thjesht si qytetare që ju dhimbse qyteti, por edhe shteti juaj.

E të gjithë do te psheretini thelle e do te thoni ...dje na ishte nje Durres qe na kishte nje Teutë, një Det magjak , një histori brilante, nje Amfiteater e nje kulture e histori arkeollogjike ndër me interesantet në botë.

.....e sot ka mbirë një lloj Durrësi që kurrë vetëm Durrës nuk mund te jetë, pasi ai, ashtu si edhe “metropoli'' Tiranë, kanë të paktën 27 vite qe jane fort te pushtuar e të uzurpuar dhunshëm..ndene thundren e pushtuesve te tjerë shqiptarë zbritur prej andej nga kanë mundur nën kushtrimin fitimtar të politikanëve po shqiptare, batakçinj e dallkaukë të një soji të rralle e unikal por qartazi e pa komente të tepërta,,,dukshëm antishqiptare të betuar.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tenori Hushi u përgjiget kritikëve siç ai di më mirë: Freskohuni me tingujt e pavdekshëm të Puçinit
Ku e ka origjinën ëmbëlsira që është bërë shumë e dashur për shqiptarët? »
Article Logic
Execution time: 0.014089107513428
array(1) { ["section"]=> string(151) "lotet-e-gazetarit-qe-erdhi-nga-shba-vizita-ne-durres-aty-ku-s-gjeta-durresake-e-vendet-e-dashura-e-ku-kamarieri-po-ma-quante-nder-qe-me-sherbente-88482" }