LSI bën transparencën: Të ardhurat 58 milionë lekë, shpenzimet 57. Luan Rama:Vendosim një standard të ri

Publikuar tek: politike, më 13:19 17-11-2015 LSI bën transparencën: Të ardhurat 58 milionë lekë, shpenzimet 57. Luan Rama:Vendosim një standard të ri Luan Rama dhe buxheti i LSI

Lëvizja Socialiste për Integrim ka bërë sot transparencën e parave që grumbullohen si të ardhura dhe shpenzime. Mbi 58 milionë lekë janë të ardhurat e LSI-së, parashikuar për 2016 ndërkohë që shpenzimet janë 57 milionë lekë. Sekretari i Përgjithshëm Luan Rama ka bërë publike këto të dhëna sot, duke sqaruar edhe kontributet e biznesit në strukturat e kësaj partie.

Rama ka komentuar edhe pozicionin e Manjanit, si ministër i ri i Drejtësisë:

“Z.Manjani që është emëruar ministër i Drejtësisë e ka përgjegjësi shtetërore tashmë realizimin e plotë të reformës në Drejtësi. Institucioni i Drejtësisë është institucioni lider, përgjegjësitë e tij janë të drejtpërdrejta, më të mëdha, duke qenë edhe nënkryetar i LSI, moment i rëndësishëm jo vetëm për çeljen e negociatave me BE, por për të krijuar standardin e drejtësisë efektive, të ndershme”

“Do bëjmë realizimin funksional të transparencës së partisë. Është një cështje e ndjeshme për t’iu përgjigjur interesit publik. Ajo që është e rëndësishme është edhe me mënyrën e financimit apo administrimit të fondeve që partitë marrin nga mekanizmat që burojnë nga ligji.

Për këtë arsye nga ky moment kemi online në faqen e LSI-së të gjithë të ardhurat.Të ardhurat nga buxheti, apo edhe nga kuotat dhe kontributet që japin anëtarët. Gjithçka do të jetë online.

Jo më vonë se 2 ditë pasi të jetë realizuar aktiviteti, do keni online të gjitha faturat e aktivitetit të LSI apo LRI, të LGI apo çdo grupimi tjetër.

Vendosim një standard të domosdoshëm edhe në respekt të OBSE-ODIHR dhe partnerëve ndërkombëtarë. LSI është e angazhuar jo vetëm të jetë në avangard të këtij procesi por edhe të japë modelin se si funksionon korrelacioni me institucionet, nëpërmjet transparencës.

Pse ky moment? Është fundi i vitet dhe bëhen bilancet dhe në praktikën më të mirë të mundshme ne po aplikojmë këtë standard duke shpallur që tani buxhetin e vitit 2016. Është praktikë edhe në Kuvend.

Po vendosim një standard të ri edhe përmes faqes sonë në internet: raportet e buxhetit, të ardhurat që vijnë janë prej kohësh online në faqen e kQZ që bën auditin për mënyrën si administrohen fondet.

Vendimi ynë i djeshëm  nuk penalizon binsedmenët si grup social dhe nuk distancon biznesmenët nga LSI se janë pjesë integrale, por ne i kemi kufizuar hapësirat që ata të jenë pjesë përfaqsuese, në respekt të angazhimit që bën çdo individ. Karriera në parti është shumë e rëndësishme dhe kërkon kohën e vet, kushtëzohet nga një grup vlerash për çdo kandidat, nga kjo pikëpamje: 50% femra në çdo listë dhe në çdo trup përfaqësimi, hapësirat e të rinjve dhe nga kjo pikëpamje brenda këtij grupimi kanë rolin e tyre edhe ata që vijnë nga bota e biznesit”, tha Rama.

LSIprojektbuxheti2016

Projektbuxheti i LSI për 2016

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama ‘’Blic’’ në Dogana: Jeni të gjithë të shkarkuar! Ja kush janë drejtorët që u pezulluan nga kryeministri
Manjani i Drejtësisë: Progres-raporti “bibla” ime. S’ka më llafe, as deklarata boshe »
Article Logic
Execution time: 0.021665096282959
array(1) { ["section"]=> string(107) "lsi-ben-transparencen-te-ardhurat-58-milione-leke-shpenzimet-57-luan-rama-vendosim-nje-standard-te-ri-25627" }