LSI, Caka: Nesër dorëzojmë propozimet tona për draftin

Publikuar tek: politike, më 22:02 14-01-2016 LSI, Caka: Nesër dorëzojmë propozimet tona për draftin

Partia Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar me anë të deputetes Silva Caka për procesin e dialogut politik që pritet të nis nesër në kuadër të reformës në drejtësi.

Caka tha se LSI do të paraqesë nesër mendimet e saj në Komisionin e Posaçëm të Reformës në Drejtësi në funksion të përmirësimit të draftit të propozuar nga ekspertët.

Deklarata e LSI:

Lëvizja Socialiste për Integrim e vlerëson shumë pozitiv faktin, që nesër fillon procesi i dialogut politik mbi ndryshimet kushtetuese në kuadër të reformës në drejtësi.

Lëvizja Socialiste për Integrim fton të gjitha partitë politike parlamentare për të kontribuar në këtë proces. Nesër duhet t’i hapim rrugë procesit të konsultimit të mëtejshëm me Komisionin e Venecias dhe dialogun politik në vend.

Lëvizja Socialiste për Integrim në mënyrë pozitive dhe konstruktive do të paraqesë nesër mendimet e saj në Komisionin e Posaçëm të Reformës në Drejtësi në funksion të përmirësimit të draftit të propozuar nga ekspertët . 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Drejtësia’, Nishani me ambasadorët: Palët të dakordësojnë sa më parë paketën ligjore
Pse s’ka më koalicion PS – LSI! »
Article Logic
Execution time: 0.021450996398926
array(1) { ["section"]=> string(58) "lsi-caka-neser-dorezojme-propozimet-tona-per-draftin-30020" }