LSI denoncon: Po manipulohen dhe blihen votat në Vorë . Ja faktet në media

Publikuar tek: politike, më 11:57 11-06-2015 LSI denoncon: Po manipulohen dhe blihen votat në Vorë . Ja faktet në media

LSI ka denoncuar përmes një daljeje për shtyp sekretarit të përgjithshëm të saj Luan Rama, manipulimin e listave të zgjedhësve dhe blerjen e votave në Vorë.

LSI i referohet një kronike të publikuar në një televizion privat ku jepen listat e votuesve që nuk kanë lidhje fare me Vorën dhe nuk kanë ndryshuar as vendbanimet apo pasaportizimin. Rama solli para mediave edhe një rast tjetër publikuar në gazetë, që sipas tij tregon se si në zyrat e PD-së shpërndahen para për të blerë votën.

“Një prej mediave private, një televizion privat ka transmetuar sot një kronikë të mbushur me fakte skandaloze për të tjetëruar rezultatet në Bashkinë e Vorës

Paniku i humbjes çon në raste të papërgjegjshme por në rastin konkret kemi të bëjmë me një veprimtari kriminale do thoja,  të nisur muaj më parë , që do jetë objekt shqyrtimi nga Organi i Prokurorisë dhe KQZ-ja.

Nuk është rasti i parë që një media e pavarur publikon fakte të vjedhjes dhe manipulimit të votës , disa ditë më parë një gazetë e pavarur ka publikuar foto ku në zyrat e PD ndahen para për të blerë votën”, tha Rama i cili shtoi se në Vorë janë duke u blerë votat me thasë me miell

“Ky është modeli që ofron për fat të keq edhe pas 25 vitesh Partia Demokratike. Në Vorë ka plasur mielli. Mes tyre që shpërndanin miell ishte edhe baxhanaku i kryetarit të Vorës. :o bëjnë përpjekje për t’i blerë me një thes miell, njëqind mijë lekë a ku di unë se sa”, tha ndër të tjeras ekretari i LSI duke vënë theksin në lirinë e votës dhe pastërtinë e procesit zgjedhor.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Edi Rama vijon të promovojë "yjet" e tij
Dokumenti/ Kandidati i pavarur i Tepelenës me firma false në regjistrimin në KQZ »
Article Logic
Execution time: 0.038290977478027
array(1) { ["section"]=> string(77) "lsi-denoncon-po-manipulohen-dhe-blihen-votat-ne-vore-ja-faktet-ne-media-13274" }