“LSI” dhe “RD” nuk gjejnë paqe për “vjedhjen e votës”, sherri në studio televizive mes partitsë dhe gazetës

Publikuar tek: politike, më 08:33 27-01-2016 “LSI” dhe “RD” nuk gjejnë paqe për “vjedhjen e votës”, sherri në studio televizive mes partitsë dhe gazetës Luan Rama, sekretar i pergjithshem i LSI dhe Bledi Kasmi, kryeredaktor i RD

Lëvizja socialiste për Integrim dhe Partia Demokratike i kanë “nxehur” negociatat që duhet të bënin pas procesit gjyqësor të kërkuar nga LSI kundër organit zyrtar të PD, gazetën “Rilindja Demokratike”. 

“Loja” u hap paraditen e djeshme nga Ilir Meta që deklaroi se zyrtarët e RD që kanë “shpifur” sipas tij në faqen e parë me një titull dhe një personazh që pretendojnë se është i LSI dhe ka vjedhur zgjedhjet, dhe më pas zbriti në mbrëmje në studiot e emisionit “Opinion”.

Blendi Kasmi, kryeredaktor i RD, dhe Luan Rama, sekretar i përgjithshëm i LSI, në ndërhyrje telefonike në studion e Fevziut, akuzuan njëri tjetrin për shpifje.

“Ne nuk kemi kërkuar pajtim. Ne jemi pala paditëse. Nëse do të donim pajtim mes palëve, do të tërhiqeshim nga padia. Kjo është gjëja më e thjeshtë që edhe një njeri me katër klasë shkollë e merr vesh. Janë bërë 14 seanca gjyqësore. Në seancën e fundit, kryeredaktori i RD pretendoi se lajmin që kanë botuar e kanë marrë nga rrjetet sociale dhe nuk kanë dijeni për vërtetësinë e tyre. Kryeredaktori I RD (Kasmi) kërkoi që në të njëjtën hapësirë të bënte pergenjeshtrim, dhe pala jonë, është duke u menduar për këtë element të ri. Sepse unë jam vetë gazetar, dhe nuk do të donim që të fitonim ndaj RD” tha në lidhje telefonike Luan Rama.

Por Bledi Kasmi, kryeredaktor i RD ndërhyn në lidhje telefonike dhe pretendon se Rilindja Demokratike i qëndron artikullit që ka publikuar. “Luan Rama gënjen. Ne nuk kemi kërkuar falje. Ata kanë kërkuar pajtim. Ne nuk i heqim asnjë presje artikullit që kemi publikuar” tha Kasmi në lidhje telefonike.

E menjëhershme ka qenë edhe ndërhyrja e Ramës menjëherë pas kësaj telefonate: “Atëherë nëse është kështu kjo do të thotë se në datën 2 shkurt do të përballemi në gjykatë. Në seancën e radhës. Meqë Kasmi thotë se do të botonte në të njëjtin vend artikullin, atëherë le tia lëmë gjykatës të përcaktojë se kush ka të drejtë”, tha Rama.

Debati mes tyre kaloi me tone të zjarrta për një shkrim të publikuar në faqen e parë të RD, i cili u evidentua nga Meta në konferencën për zgjedhjet. RD në artikull pretendonte se një person i LSI ishte duke ndarë lekë në kërkim të votës. Ndërkohë LSI ka paditur RD për shpifje në gjykatë. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha për padinë e Ramës ndaj Vokshit: Vjen nga urrejtja që ai ka për motrën e deputetes
Gara për PS, statuti penalizon Ben Blushin »
Article Logic
Execution time: 0.02915096282959
array(1) { ["section"]=> string(106) "lsi-dhe-rd-nuk-gjejne-paqe-per-vjedhjen-e-votes-sherri-ne-studio-televizive-mes-partitse-dhe-gazetes-31036" }