LSI fillon fushatën për zgjedhjet vendore

Publikuar tek: politike, më 20:05 29-01-2015 LSI fillon fushatën për zgjedhjet vendore Nga organizimi i strukturave te LSI ne njesine 6

LSI as vonon, e as nuk harron. Pasditen e sotme janë mbledhur strukturat e njësisë 6 në Tiranë për të rifilluar organizimin për zgjedhjet e pushtetit vendor. Edhe pse nuk ka ende  kandidat në garë për postin e kryetarit nga maxhoranca, duket se LSI ka filluar aksionin e maksimalizimit të votës së elektoratit për të përfituar sa më shumë këshilltarë në Këshillat Bashkiakë të qyteteve. Burime nga kryesia e kësaj partie bëjnë me dije se do të ketë një kalendar aktvitetesh dhe organizimesh për të gjitha strukturat në Tiranë. Baza do të njihet me ndarjen e re territoriale dhe shtrirjen dhe organizimin e ri të strukturave në bazë, duke u mbështetur në skemën e re.

Ndërkohë, të gjithë prezentë në takimin e djeshëm ishin kuriozë të dinin kandidatin për kryetar bashkie nga maxhoranca. Edhe pse nuk ka asnjë kandidat deri tani, strukturat e LSI kanë filluar punën për të bërë përzgjedhjen edhe të përfaqësuesve të LSI në këshillin bashkiak. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama: Ditë e natë punë, në Fier për të shpërndarë ndihmat
Ristani kundër Berishës e Malltezit për Bashën. Prapaskenat e “lojës” që po luhet në PD »
Article Logic
Execution time: 0.017634868621826
array(1) { ["section"]=> string(46) "lsi-fillon-fushaten-per-zgjedhjet-vendore-1860" }