LSI fillon të flasë publikisht: Atentat ekologjik dhe institucional kundër parkut të liqenit

Publikuar tek: politike, më 21:36 11-04-2016 LSI fillon të flasë publikisht: Atentat ekologjik dhe institucional kundër parkut të liqenit

Këshilltari i kreut të Kuvendit për Politikë të Jashtme, Ralf Gjoni bëhet zëri i parë publik nga LSI që kundërshton ndërtimin e këndit të lojërave te parku i liqenit artificial të Tiranës.

Me anë të një postimi në profilin e tij në “Facebook”, Gjoni e konsideron vendimin e Bashkisë së Tiranës, të drejtuar nga Erjon Veliaj, si atentat ekologjik dhe institucional. Ai shkon më tej në kundërshtimin e tij kur hedh dyshime se pas këtij projekti mund të fshihet diçka tjetër.

“Atentat ekologjik - O miq, ky nuk është 'Kend Lojrash'. Ky është atentat ekologjik! U tha që s'do ketë beton dhe nuk do priten pemë. Kjo masë e madhe betoni që sa vjen e zgjerohet si dhe rrënjet e masakruara të pemëve (të cilat do bien si pasojë) rreth e rrotull, tregojnë se mungesa e transparencës që prej fillimit të këtij atentati institucional ndaj parkut të përbashkët të Tiranës, ishte e qëllimshme për t'i shkuar deri në fund me kokëfortësi dhe arrogancë, ndoshta për të përgatitur rrugën e një tjetër projekti. Për këto arsye, unë e kam vendosur që kësaj beteje i duhet shkuar deri në fund me çfarëdolloj kostoje, në emër të qytetarisë tiranase, në emër të fëmijëve tanë të cilët kanë të drejtën e një hapësire të gjelbert pa beton e pa hekur. More to come soon”, shkruan Gjoni.

Ndonëse ky reagim është personal i Ralf Gjonit dhe jo një qëndrim zyrtar i LSI-së, fjalët e thënë nga këshilltari i Metës konfirmojnë lajmet e publikuara në media prej kohësh, se partia e dytë më e rëndësishme e koalicionit qeveritar, është kundër ndërtimit të këndit të lojërave. Fakt është se Ministria e Mjedisit e drejtuar nga LSI nuk e ka pajisur këtë projekt me leje mjedisore. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Akuzat e PD për Shërbimin Onkologjik, reagon qeveria: Shërbimet funksionojnë normalisht
Rama reagon për fenë në shkolla: Është komentuar gabimisht, po punojmë me Observatorin e Parisit »
Article Logic
Execution time: 0.0039029121398926
array(1) { ["section"]=> string(97) "lsi-fillon-te-flase-publikisht-atentat-ekologjik-dhe-institucional-kunder-parkut-te-liqenit-37428" }