LSI flet për krijimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Vasili jep përgjigje nëse ka ministra që e kundërshtojnë

Publikuar tek: politike, më 13:33 10-02-2016 LSI flet për krijimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Vasili jep përgjigje nëse ka ministra që e kundërshtojnë

Lëvizja Socialiste për Integrim ka folur sot publikisht nëpërmjet kryetarit të Grupit Parlamentar, Petrit Vasili. Vasili ka  mbështetur krijimin si dhe ka dhënë përgjigje nëse ka ministra të LSI-së që e kundërshtojnë, sigurisht duke qenë në të njëjtën linjë me shprehjen e kryetarit të tij Meta: me dashamirësi dhe me durimin e duhur, mbështesim krijimin.

FJALA E PLOTË E VASILIT:

“Ne përshëndesim miratimin e një ligji të tillë, i cili paraqet një ligj të rëndësishëm për gjithë politikën dhe objektin që ai ka. Është gjithashtu për t’u përshëndetur se kemi patur mbështetjen e OPDAT që garanton cilësinë dhe integritetit të tij.

Mënyra se si eci, qe një proces gjithpërfshirës dhe konsensual pasi në këtë mënyrë merr përgjigje apo merr zgjidhje edhe një shqetësim ngritur nga opozita për miratim sa më parë të këtij projektligji. Që nga sot merr një përgjigje të rëndësishme pasi ky ligj u miratua nga qeveria. Kjo strukturë duhet të fillojë sa më parë nga puna pasi objektet që ligji ka kanë të bëjnë me procese të rëndësishme dhe objektive të rëndësishme që do të marrin përgjigje. I dha përgjigje preokupacionit, procesit konsensual të të gjitha forcave politike.

Kjo rrugë konsensuale duhet të na prijë për reformat e tjera, si ajo në drejtësi etj. Ky preokupacion na bashkoi të gjithëve. Problem kryesor mbetet nisja e funksionimit të strukturës.”

“A ka ministra të LSI-së që kanë shprehur me shkrim kundërshtimin e varësisë të byrosë nga Policia?’’, qe një nga pyetjet e gazetarëve.

Vasili u përgjigj kështu: “Ne e mbështesim draftin që sapo u miratua dhe mbështjen gjithashtu që ky konsensualitet, mes PD-së dhe PS-së kanë patur një shqetësim për këtë gjë.

Përgjigja ime është kjo: me të gjithë dashamirësinë dhe durimin e duhur mbështesim draftin e qeverisë që merr vendime kolegjiale dhe mbështesim vënien sa më shpejt në zbatim të funksionimit të saj’’.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama sulmon Fugën për papunësinë? “Më ka ardh zor kur kam parë një profesor që shqeu gojën deri në atë pikë...”
Rama rikthen ish-kreun e SHISH Bahri Shaqirin, e emëron zëvendësministër »
Article Logic
Execution time: 0.01640796661377
array(1) { ["section"]=> string(114) "lsi-flet-per-krijimin-e-byrose-kombetare-te-hetimit-vasili-jep-pergjigje-nese-ka-ministra-qe-e-kundershtojne-32220" }