LSI kërkon 45 përqind të tortës së vendorëve, Rama nuk pranon

Publikuar tek: politike, më 12:30 02-08-2015 LSI kërkon 45 përqind të tortës së vendorëve, Rama nuk pranon

Për koalicionin dhe ndarjen e tortës se pushtetit vendor kanë filluar edhe përplasjet e para mes krerëve të koalicionit, por më kryesorët mes PS dhe LSI.

Pas perfundimit të zgjedhjeve lokale negociatorët e të gjitha palëve jane ulur në tryezë për të vazhduar negociatat për ndarjen e posteve. Burime nga PS thanë per newsbomb.al se LSI ka kërkuar gjatë negociatave që të përfitojë 45 përqind të posteve në pushtetin vendor, në ato bashki që ka fituar e majta. Rama është vënë nën presion nga Meta për këtë kërkesë ndërkohë qe edhe aleatët e tjerë nuk kane mbetur pas. Por zyrtarët socialistë dhe vetë kreu i PS Edi Rama nuk e kanë pranuar këtë kërkesë të LSI nën argumentin se menjëherë pas zgjedhjeve të përgjithshme të 2013 partia e drejtuar nga Ilir Meta ka marrë më shumë poste në koalicion sesa përqindja që kishte fituar në zgjedhje. Bisedat mes palëve nuk janë mbyllur ndërkohë që socialistët pretendojnë që kërkesa për poste nga ana e LSI të bjerë te 25 deri 30 përqind.

Vetëm tre ditë më parë Erion Veliaj në Tiranë emëroi administratorët dhe u pa qartë ftohja mes PS dhe FRD. Madje asnjë zyrtar i Bamir Topit nuk shkoi në ceremoni. Akordi ishte që FRD të merrte tre administratorë por ka qenë presioni i LSI që nuk e ka mundësuar një gjë të tillë. E ndërsa në qarqet e negociatorëve zjejnë debatet për përqindjet, Ilir Meta e bëri të qarte në një intervistë pak ditë me parë se jo gjithçka po funksionon siç duhet, duke lënë pezull fjalët që thuhen se duket se mes dy aleatëve kryesorë ka divergjenca. Por pas konstituimit të Këshillave, duket se brenda pak javëve arritja e një marrëveshjeje do të jetë e domosdoshme që zyrtarët e pushtetit vendor të fillojnë nga puna.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vajzat misterioze, ja kush pushon në rezidencën shtetërore në Dhërmi (Video)
Veliaj: Qytetarët duhet të mësojnë ku bëhet çiçi dhe kaka, kush dëmton pronën publike shkon në burg »
Article Logic
Execution time: 0.015305995941162
array(1) { ["section"]=> string(66) "lsi-kerkon-45-perqind-te-tortes-se-vendoreve-rama-nuk-pranon-17541" }