LSI, Manjani: Shantazhi mënyrë e papranueshme e të bërit politikë

Publikuar tek: politike, më 15:56 03-03-2015 LSI, Manjani: Shantazhi mënyrë e papranueshme e të bërit politikë

Në një deklaratë për media, me anë të Ylli Manjanit, LSI ka shprehur qëndrimin e saj pas akuzave të bëra nga Tom Doshi dhe reagimeve të opozitës. Manjani ka përshëndetur vendimin e Partisë Socialiste për tu ndarë nga shantazhi si mënyra më e papranueshme e të bërit politikë.

“Sugurojmë opinionin publik që politika e shantazhit është e papranueshme. Ne do të realizojmë projektin tonë politik në bashkëpunim me PS, si një entitet i përbashkët që quhet ndryshe e majta e bashkuar, të cilën votuesit e majtë e kanë kërkuar prej kohësh”, u shpreh Manjani.

Manjani tha se përshendet qëndrimin e prerë dhe të qatrë, si asnjëherë tjetër, të SHBA dhe BE, ku mbështetet vendimmarrja e politikës për tu ndarë nga krimi dhe personat e inkriminuar.

“Jemi në anën e partnerëve ndërkombëtarë, porn a vjen keq që nuk gjejmë mbështejte te e gjithë politika shqiptare dhe përballemi me shpifje mediatike të drejtuesve dhe ish drejtuesve të Partisë Demokratike. Ju sigurojmë se koha e përçarjes dhe përçartjes ka marrë fund”, tha Ylli Manjani.

Manjani u shpreh se disa parti politike po tentojnë të largojnë vëmendjen nga qeverisja dhe mendonjë se po fitojnë terren elektoral  me shpifje dhe histori të së shkuarës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Reagon kunati i Berishës: Nuk e njoh Doshin, akuzat të paimagjinueshme
Rama-Doshit: Denonco ngjarjen, t’ja tregojmë vendin Metës »
Article Logic
Execution time: 0.0039539337158203
array(1) { ["section"]=> string(68) "lsi-manjani-shantazhi-menyre-e-papranueshme-e-te-berit-politike-4881" }