LSI, Manjani: Të hetohet gjithçka nga ndërkombëtarët, nga privatizimi te kontrata me DIA

Publikuar tek: politike, më 13:59 25-09-2015 LSI, Manjani: Të hetohet gjithçka nga ndërkombëtarët, nga privatizimi te kontrata me DIA

Nënkryetari i LSI-së, Ylli Manjani ka reaguar pas deklaratës së kreut të Partisë Demokratike lidhur me aferën CEZ-DIA, duke u shprehur se “Basha ka shpifur dhe bën mirë t’i tërheqë shpifjet pas”. Manjani shprehur edhe njëherë përkrahjen e LSI-së për një hetim të gjithanshëm dhe ndërkombëtar që nga moment i mbërritjes së CEZ në Shqipëri dhe deri te kontrata me DIA dhe 7 kompani të tjera.

"Shpifja e Lulzim Bashës ndaj Ilir Metës është një vepër penale në serinë e verave penale që e shoqërojnë PD-në në përpjekje për tëe fshehur veprat penale që ka bërë ai, deputetët dhe udhëheqësi i tij.

Shpifjet që ai hodhi sot në emër të Ilir Metës, më mirë ti marrë mbrapsht. I bëjmë thirrje PD-së të kthehet në normalitet dhe të bëjë politikë. E mbështësim pa përjashtim hetimin ndërkombëtar. Si erdhi CEZ kush e solli, si u bë kontrata, si u lidh kontrata me DIA dhe me 7 të tjerë si puna e DIA-s, të gjitha duhen sqaruar një e nga një. Pa asnjë lloj ndroj,. Ne e përshëndesim PD-në që ka marrë një nisëm të bëjë katarsis. Nëse kjo nisëm duhet të shkojë deri në fund, do të shkojë deri në fund, do të dalin të vërteta në dritë të diellit", tha Manjani.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Afera CEZ-DIA, Basha: Rama-Meta kanë në dorë njëri-tjetrin, kërcejnë tangon e krimit
Naço-KLDsë: Të shkarkohen 10 gjyqtarët, abuzuan »
Article Logic
Execution time: 0.027391910552979
array(1) { ["section"]=> string(91) "lsi-manjani-te-hetohet-gjithcka-nga-nderkombetaret-nga-privatizimi-te-kontrata-me-dia-21647" }