“LSI shembull për të gjitha partitë politike”, Spahiu: Dëgjojmë dhe zgjidhim problemet e qytetarëve

Publikuar tek: sport, më 11:11 06-11-2016 “LSI shembull për të gjitha partitë politike”, Spahiu: Dëgjojmë dhe zgjidhim problemet e qytetarëve

Kandidati për Kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu, mori pjesë në procesin e votimit për zgjedhjet e brendshme të kësaj force politike.

 Pas votimit Spahiu dha një prononcim për mediat nga Dibra ku theksoi se LSI-ja është e para, ndërsa falënderoi të gjithë anëtarësinë e LSI-së për një proces, siç e cilësoi ai të shkëlqyer zgjedhor, që është një shembull për të gjitha partitë politike në Shqipëri.

“Besoj që erdhëm deri këtu për një LSI më të mirë, që unë personalisht besoj fort që është për një Shqipëri më të mirë. Për një politikë që dëgjon dhe mban shënim kërkesat dhe problemet e njerëzve dhe që i zgjidh ato.

 Unë besoj fort që LSI është e para dhe duhet të jetë e para. Unë në këtë proces dua të falënderoj pa masë të gjithë anëtarësinë e LSI-së për një proces fantastik zgjedhor, që për mua është një shembull për të gjitha partitë politike në Shqipëri”, - deklaroi Spahiu pas votimit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Akuzat për trukim ndeshjesh, ish-sulmuesi i Kombëtares Altin Rraklli burgoset në Austri
Futbollisti i njohur fiton 112 mijë euro në javë, nëna e tij jeton në një ndërtesë të braktisur dhe duke kërkuar lëmoshë në rrugë »
Article Logic
Execution time: 0.0043959617614746
array(1) { ["section"]=> string(101) "lsi-shembull-per-te-gjitha-partite-politike-spahiu-degjojme-dhe-zgjidhim-problemet-e-qytetareve-58569" }