LSI, Vasili: Politika në Kosovë të rivendosë dialogun politik, i vetmi mjet për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve

Publikuar tek: politike, më 12:26 29-11-2015 LSI, Vasili: Politika në Kosovë të rivendosë dialogun politik, i vetmi mjet për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve

Partia Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar lidhur me situatën e rënduar politike në të cilën ndodhet Kosova, duke bërë thirrje për dialog mes palëve.

Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili është shprehur se dialogu politik është i vetmi mjet që mund të zgjidh mosmarrëveshjet aktuale duke respektuar ligjin dhe institucionet e vendit.

“Përshkallëzimi i konfliktit politik në Kosovë nuk i shërben zgjidhjes së problemeve dhe përparimit demokratik të vendit. Qeveria dhe opozita duhet të braktisin çdo formë përjashtuese apo bllokuese të të bërit politikë dhe të rivendosin dialogun politik si të vetmin mjet për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve aktuale duke respektuar gjithmonë ligjin, institucionet dhe kuadrin kushtetues”, ka thënë Vasili.

Lexo edhe: “Kohës i rendojnë më shumë politikanët e burgosur se sa politikanët radikalë”, Majko komenton zhvillimet në Prishtinë

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ndocaj pa ftesë, bën homazhe për dëshmorët me kurorën e LSI, kritikon pjesëmarrjen e komunistëve
Luan Rama: Festimi i ndarë, nxjerr lakuriq ata që bëjnë homazhe për hipokrizi »
Article Logic
Execution time: 0.020956039428711
array(1) { ["section"]=> string(111) "lsi-vasili-politika-ne-kosove-te-rivendose-dialogun-politik-i-vetmi-mjet-per-zgjidhjen-e-mosmarreveshjeve-26527" }