LSI zyrtarizon 3 kandidate femra, Gjosha: Në Gjirokastër Zamira Rami, për Pogradecin Diana Mile

Publikuar tek: politike, më 11:44 11-04-2015 LSI zyrtarizon 3 kandidate femra, Gjosha: Në Gjirokastër Zamira Rami, për Pogradecin Diana Mile Klajda Gjosha

Lëvizja Socialiste për Integrim zyrtarizon tre kandidaturat për Gjirokastrën, Pogradecin dhe Përrenjasin. Ato do të jenë prefektja Zamira Rami, deputetja Miranda Rira dhe arkitektja Diana Mile.

“Janë tre zonja të nderuara. Ne propozojmë Zamira Ramin në Gjirokastër. Është prefekte, matematiciene. Në Prrenjas është Znj.Miranda Rira, deputete e Shqipërisë. Për Pogradecin do të jetë Diana Mile me profesion arkitekte.”, deklaroi nga selia e LSI-së ministrja e Integrimit Klajda Gjosha.

Në negociata me PS-së, LSI mori të drejtën të propozojë kandidaturat e Gjirokastrës, Pogradecit dhe Përrenjasit, që do të marrin edhe mbështetjen e PS-së. Mbeten ende për t’u përcaktuar kandidaturat për bashkitë e tjera të ‘’fituara’’ në negociata nga LSI-ja: Berat, Kukës, Lezhë, Skrapar, Kuçovë, Patos, Memaliaj, Krujë, Cërrik, Pukë, Bulqizë, Vau i Dejës, Delvinë, Selenicë dhe Vorë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zyrtarizimi i kandidatëve/ Rama takim me deputetët e qarqeve, Hafizi: Propozuam 5 kandidatët për veriun
Nis fushata në Durrës, Rama e Dako shpërndan 1001 leje legalizimi tek banorët e Ish-Kënetës »
Article Logic
Execution time: 0.034163951873779
array(1) { ["section"]=> string(97) "lsi-zyrtarizon-3-kandidate-femra-gjosha-ne-gjirokaster-zamira-rami-per-pogradecin-diana-mile-8435" }