Lu duartroket Ramën, Metën e Bashën, tregon historinë personale të së ëmës dhe atë çfarë pa me sytë e tij gjatë zgjedhjeve

Publikuar tek: politike, më 11:37 26-01-2016 Lu duartroket Ramën, Metën e Bashën, tregon historinë personale të së ëmës dhe atë çfarë pa me sytë e tij gjatë zgjedhjeve

Ambasadori amerikan Donald Lu ka mbajtur fjalën e tij në konferencën Kombëtare “Korrupsioni Zgjedhor” ku ishin të pranishëm kreu i Kuvendit ilir Meta, kreu i qeverisë Edi Rama dhe kreu i opozitës Lulzim Basha. Praninë e të treve në këtë konferencë, Lu e duartrokiti.

“Sa interesant është dialogu sot është i jashtëzakonshëm, duhet të them. Më duhet të them çfarë ne të gjithë mendojmë është shenja se kreu i PS, kreu I PD dhe kreu i LSIkanë vullnetin politik të marrin pjesë në një skemë të organizuar nga sektori i OJQ, shenjë shumë e mirë për reformën dhe shenjë shumë e mirë për Shqipërinë". (duartroket....).

Sakaq, Lu tregoi dhe historinë personale të nënës së tij e cila punoi si vullnetare në zgjedhjet në Kaliforni.

“Ime më është shenjtore, pas rritjes së 3 fëmijëve me kohë të plotë,  doli vullnetare në zonën zgjedhore në Kaliforni, asaj i duhej të merrej me perosna të zemëruar që zgjenin emrin në lista apo kartën e identitetit.  Ne në Kaliforni jemi kaq të çmendur sa duam të votojnë nga makina dhe të sjellin një kompjuter që të votosh aty. Ajo doli si vullnetare jo për ato pak lekë që merrte por sepse besonte në rëndësinë e zgjedhjeve të ndershme dhe rëndësinë e qytetarëve për zgjedhje demokratike”, rrëfeu Lu duke uu ndalur në zgjedhjet në Shqipëri.

“Kur isha në Shqipëri, pashë më së shumti të njëjtën gjë, persona që punonin shumë njësoj si nëna ime. Punonjësit shqiptarë me të cilët jam takuar ishin njerëz të zakonshëm, mësues, ndaj u inatosa kur pashë militantë të partive që u munduan të minonin punën e tyre të ndershme, pashë grupe gangsterësh që donin të frikësonin njerëzit, disa nga kandidatët kishin të shkuar të turpshme kriminale, abuzimet zgjedhore janë një tradhti ndaj demokracisë zgjedhore.

Për të arritur reformë të vërtetë duhet të bëhet edhe më shumë, partitë politike duhet të marrin detyrimin për transparencë partiake, kemi parë një parti që e ka bërë, nxisim të gjitha partitë të paraqitin auditin e fushatave dhe të bëjnë publike pasuritë e të gjithë kandidatëve, duhet të bëjnë më shumë udhëheqësit të heqin politikanët me të kaluar kriminale dhe të mos i vendosin fare në lista.

Votuesit shqiptarë kanë nevojë të marrin përgjegjësi për mos pranuar para për votën dhe mos votojnë kriminalët.

Shqiptarëve dhe amerikanëve u pëlqen të ankohen por ne jemi përgjgjës për ata që zgjidhen”, përmbylli Lu.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Meta i nxjerr Bashës në tavolinë ‘’RD’’-në: Përballuni me ne në gjykatë! Zbulon dhe arsyen pse LSI-ja sulmohet
“Kryedoganieri i Shqipërisë Edi Rama është përgjegjës për vjedhjen 17 milionë euro në dogana’’, Tabaku sulmon Ramën »
Article Logic
Execution time: 0.031419992446899
array(1) { ["section"]=> string(126) "lu-duartroket-ramen-meten-e-bashen-tregon-historine-personale-te-se-emes-dhe-ate-cfare-pa-me-syte-e-tij-gjate-zgjedhjeve-30962" }