Lu: Kam udhëzime nga Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti i Shtetit për Reformën në Drejtësi. Kandidatë me të kaluar kriminale dhanë dorëheqjen: Ndoka, Frroku, Doshi dhe Prenga

Publikuar tek: politike, më 18:06 27-01-2016 Lu: Kam udhëzime nga Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti i Shtetit për Reformën në Drejtësi. Kandidatë me të kaluar kriminale dhanë dorëheqjen: Ndoka, Frroku, Doshi dhe Prenga

“Kam udhëzime nga Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti i Shtetit për Reformën në Drejtësi. Kam besim se në pranverë do ketë reformë të thellë të gjyqësorit’’, kështu deklaroi sot në intervistën e tij ambasadori amerikan, Donald Lu. Ambasadori përmendi edhe 4 emra të parlamentit shqiptar: Arben Ndoka, Mark Frroku, Tom Doshi dhe Armando Prenga. Lu foli edhe për Byronë Kombëtare të Hetimit, prioritetet e SHBA-ve në Shqipëri dhe pse mësoi të fliste gjuhën shqipe.

U bënë një vit që ju jeni në Shqipëri, a mund të ndani me ne eksperinecën e kësaj periudhe?

Ajo që më ka bërë më shumë përshtypje ishin imazhet që kam parë në Shqipëri. Disa ishin të bukura, si Valbona, ose me të rinjtë e shkëlqyer nga një darkë Iftari në Ndroq. Disa imazhe të tjera më vunë në mendime, si vizita në Spaç, apo bisedat në bregun  e Lumit me njerëz në vështirësi. Por kam besim se 2016 do të sjellë më shumë gjëra pozitive.

Si do t’i përcaktonit këto marrëdhënie me politikanët, të lehta, frustruese?

Si diplomat amerikan është e pazakontë për mua që amerikanët janë kaq të mirëpritur në një vend , marrëdhënie mjaft të mira me çdo parti dhe një sërë çështjesh të ngushta.

A mendoni se Ligji i Dekriminalizimit është i mjaftueshëm për të shkëputur lidhjen e politikës me krimin?

Është shumë e rëndësishme, shqiptarët duhet të jenë krenarë për përparimin. Në zgjedhjet e kaluara ne pamë lidera që hoqën kandidatë me të kaluar kriminale. Siç e dini Z. Ndoka dhe Z.Frroku dhanë dorëheqjen, Z.Doshi dhe Z.Prenga po përballen me akuza.

Si rrjedhojë, shpresojmë që disa anëtarë të largohen nga politika. Ka një pjesë që më pëlqen mjaft, politikanët duhet të plotësojnë një deklaratë: jam dënuar në Shqipëri në këtë kohë, për këtë apo atë, në çdo vend tjetër të planetit. Nëse nuk e bën, ndiqesh penalisht. Ligji më i fortë.

Sa të thella janë marrëdhëniet politikë-botë krimi?

Ndershmërisht, nuk jam polic, as ekspert për botën e krimit. Ekzistojnë disa lidhje serioze mes këtyre botëve dhe ka rëndësi që shqiptarët të mbështesin ndarjen e këtyre dy botëve.

Kam punuar në vende të tjera ku, kriminelët përpiqen të shërbejnë në parlament, ose në politikë për hir të imunitetit që përfitojnë nga kjo.

Por në një vend normal, në një demokraci normale, asnjë kriminel nuk dëshiron të jetë në politikë. Kjo është diçka e keqe për "biznesin", tërheq vemendje te aktivitetet kriminale. Këtë duam ne që të ndodhë në Shqipëri, pra që kriminelët të thonë: do t’i bëja dëm punëve të mia, po të futesha në politikë.

Për Reformën në Drejtësi diskutimet kanë thelluar mosmarrëveshjet, a jeni të shqetësuar?

Armand, kam shumë besim se në pranverë në 2016, Shqipëria do ketë një reformë të thellë të gjyqësorit: populli e kërkon, Komisioni i Venecias ka folur qartë, reformë e ngutshme, BE-ja ka thënë se kjo do i hapë dyert Shqipërisë për bisedimet e negociatave, ka vlerë për SHBA-të, partnerin strategjik.

Ekspertët e nivelit të lartë, të opozitës dhe të Ministrisë së Drejtësisë kanë bërë një punë të shkëlqyer, tani është çasti që politikanët të bëjnë punën e tyre, që të mbështet edhe nga opozita dhe qeveria.

A kanë politikanët axhenda të fshehta për Reformën në Drejtësi?

Shumë gazetarë ma kanë bërë këtë pyetje.. unë do ta përmbysja: Si mundet të mos e miratojnë? Populli shqiptar është në favor, partnerët ndërkombëtarë e mbështesin, ne i bëjmë thirrje popullit shqiptar, do gëzojë mbështetjen tonë dhe të BE-së.

Ju dhe ambasadorja e BE-së jeni kritikuar se jeni përfshirë më shumë se duhet në politikën shqiptare?

Unë do të pyesja: cili është roli i një ambasadori të huaj? Detyra kryesore për zbatimin e interesave kombëtare të vendit tij, të SHBA-ve. Unë kam udhëzime të Departamentit të Shtetit dhe Shtëpisë së Bardhë që përparësia është të mbështes reformat që të antarësoheni në BE: qartasi reforma kryesore është Reforma në Drejtësi.

Korrupsioni… keni përmendur dhe ministra të korruptuar, ku mbështeteni?

Korrupsioni ekziston në të gjitha vendet, edhe në SHBA. Anëtarë Kongresi, gjykatës… lufta ndaj tij duhet zhvilluar çdo ditë, ka të bëjë me vullnetin e një vendi, ose ta pranojë e të paguajë rryshfete, ose të ngrihet.

Kur punoja në Azinë Qëndrore, në Kirgistan, studentët u ngritën: nuk e durojmë dot më korrupsionin, s’do paguajmë dot rryshfete dhe lëvizja e tyre u përhap edhe në vende të tjera..

Ajo që ne sot shohim në Shqipëri, edhe në Universitetin e Tiranës është një përpjekje për t’u ngritur kundër korrupsionit dhe kështu korrupsioni përfundon.

Korrupsioni… keni përmend dhe ministra të korruptuar, ku mbështeteni?

Korrupsioni ekziston në të gjitha vendet, edhe në SHB. Anëtarë Kongresi, gjykatës… lufta ndaj tij duhet zhvilluar çdo ditë, ka të bëjë me vullnetin e një vendi, ose ta pranojë e të paguajë rryshfete, ose të ngrihet.

Kur punoja në Azinë qëndrore, në Kirgistan, studentët u ngritën: nuk e durojmë dot më korrupsionin, s’do paguajmë dot rryshfete dhe lëvizja e tyre u përhap edhe në vende të tjera..

Ajo që ne sot shohim në Shqipëri, edhe në Universitetin e Tiranës është një përpjekje për t’u ngritur kundër korrupsionit dhe kështu korrupsioni përfundon.

Për marrëdhëniet SHBA-Shqipëri. Cilat janë prioritet kyçe?

U bënë 25 vjet që punoj në shërbimin diplomatik. Kurrë nuk kam punuar në një vend që ka marrëdhënie kaq të ngushta me SHBA-të, dhe po forcohen dita-ditës.

Prioriteti i parë është të mbështesnim reformat, që të antarësoheni në BE. E dyta: të angazhohemi të ndihmojmë Shqipërinë, ta bëjmë një anëtar më të fortë në NATO. I treti: të mbështesim popullin shqiptar të zhvillojë institucionet demokratike.

Veç Reformës në Drejtësi, të vazhdojmë drejt nismës së krijimit të një Byroje Kombëtare Hetimi, sipas FBI-së, që të bëhet hetimi i korrupsionit. Po bashkëpunojmë me Ministrinë e Mbrojtjes dhe vendet e NATO-së për modernizim të forcave, së fundi ne jemi shumë të angazhuar për bashkëpunimin me OJQ-të dhe median që të shërbejnë si vëzhgues të abuzimeve në Shqipëri.

Komplimente për mënyrën si e flisni shqipen, është një gjuhë e vështirë. Është kjo që mos druheni se mesazhet keqkuptohen?

Përpiqem të përdor çdo ditë shqipen. Larson më ka mësuar diçka, që flet një shqipe të jashtëzakonshme. E vetmja mënyrë për të mësuar një gjuhë është të kesh kurajon për ta përdorur atë. Ai tha gjithashtu se kjo është e vetmja rrugë që të nisesh të kuptosh shqiptarët e zakonshëm dhe jo vetëm elitat politike. Gjatë jetës sime kam mësuar 8 gjuhë, padyshim gjuha shqipe është më e vështira dhe më e bukura.

*****

Ambasadori amerikan Donald Lu e dha intervistën për ‘’Zërin e Amerikës’’. Kohët e fundit Donald Lu ka dhënë disa mesazhe të forta në Shqipëri, mes të cilave ajo për gjyqtarët e korruptuar, kur ora e tyre ishte më e shtrenjtë se makina e tij. Së fundmi në takimin me Ramën, Metën dhe Bashën për reformën zgjedhore dhe korrupsionin zgjedhor, Lu dha shembullin e të ëmës, e cila punonte si vullnetare për një parti në SHBA.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ahmetaj përgjigje të hidhur Bashës: Nëse gënjen, ti Luli çfarë bën, je gati ta shkurtosh hundën?!
Donald Lu ulet këmbëkryq në Xhami i shoqëruar nga deputeti socialist (Foto) »
Article Logic
Execution time: 0.025047063827515
array(1) { ["section"]=> string(174) "lu-kam-udhezime-nga-shtepia-e-bardhe-dhe-departamenti-i-shtetit-per-reformen-ne-drejtesi-kandidate-me-te-kaluar-kriminale-dhane-doreheqjen-ndoka-frroku-doshi-dhe-prenga-31097" }