Lu: Të arrestohen ‘’të paprekshmit’’. U kërkoj atyre në të djathtë dhe në të majtë të bien dakord për Byronë Kombëtare të Hetimit

Publikuar tek: politike, më 14:24 23-03-2016 Lu: Të arrestohen ‘’të paprekshmit’’. U kërkoj atyre në të djathtë dhe në të majtë të bien dakord për Byronë Kombëtare të Hetimit

 “Shpresojmë të arrestohen të paprekshmit’’, ky ka qenë mesazhi i qartë që ka dhënë sot ambasadori amerikan Donald Lu. Ai u ka kërkuar politikanëve të mos e përdorin politikisht debatin për Byronë Kombëtare të Hetimit, atyre ‘’në të majtë’’ dhe ‘’në të djathtë’’.

Lu ka dhënë edhe detaje se si do të trajnohen efektivët që do të jenë pjesë e saj.

“Një njësi e pavarur hetimore për të luftuar korrupsionin ndaj zyrtarëve të lartë, kjo do të jetë pjesë e funksioneve të Byrosë Kombëtare Hetimore, ose ndryshe BKH-së, në modelin e FBI-së amerikane.

Trajnimi i tyre do të zhvillohet në zyrat e FBI-së dhe të gjithë policët e BKH-së do të kalojnë nëpërmjet testeve të dallimit të gënjeshtrave, siç njihet si testi i poligrafit dhe llogaritë bankare do të kalojnë për t’u parë nëse marrin rryfshet.

Të pavarur nga të dy, si nga prokurori i Përgjithshëm ashtu edhe nga policia e shtetit shqiptar.

Drejtori i saj për Antikorropsionit do të jetë një oficer i policisë gjyqësore, i cili do t’i raportojë një prokurori, ky prokuror do të japë llogari para popullit shqiptar.

Udhëheqësit po përpiqen ta përdorin politikisht debatin për BKH-në. U kërkoj atyre në të djathtë dhe në të majtë që të bien dakord se BKH-ja është një njësi jetike për antikorrupsionin në Shqipëri.

Do të sigurohemi që Shqipëria të meritojë ligjin e duhur për një njësi të pavarur’’, tha Lu. Si edhe herë të tjera, ambasadori amerikan është treguar i qartë dhe i prerë sot, ashtu siç deklaroi kohë më parë se nëse një gjyqtar ka një orë më të shtrenjtë se makina e tij, atëherë ka shumë gjasa të jetë i korruptuar.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama jep detaje se sa prona do kthehen: Zgjidhje reale e problemit 25-vjeçar
Lulzim Basha flirt me deputeten greke Eleni Rapti. Çfarë i kërkoi lobi grek »
Article Logic
Execution time: 0.020878076553345
array(1) { ["section"]=> string(129) "lu-te-arrestohen-te-paprekshmit-u-kerkoj-atyre-ne-te-djathte-dhe-ne-te-majte-te-bien-dakord-per-byrone-kombetare-te-hetimit-35816" }