Luan Rama: Basha e braktisi Tiranën nga frika. Bashkia: LSI do mbahet mend për kryetarin që u akuzua për vrasje

Publikuar tek: politike, më 12:31 29-03-2015 Luan Rama: Basha e braktisi Tiranën nga frika. Bashkia: LSI do mbahet mend për kryetarin që u akuzua për vrasje

Ka reaguar pas deklaratës së kreu të PD Bashan në Kukës, deputeti i LSI, Luan Rama, duke thënë se Basha është një shtyllë mediokriteti në këmbë dhe një mosmirënjohës i trembur nga zgjedhjet e 21 qershorit.

Luan Rama tha se dekriminalizimi duhet të ketë efekt prapaveprues për të gjitha dosjet dhe se duhet të rihapen të gjitha dosjet e mbyllura për procedurë, gjë për të cilën do Lëvizja Socialiste për Indegrim do të bëjë edhe propozim për ndrshimin e ligjit për të mos patur më procedurë.

Pas deklaratës së Luan Ramës për “braktisjen” e Lulzim Bashës të kandidaturës në zgjedhjet e 21-qershorit ka reaguar Bashkia e Tiranës. “Lulzim Basha ka dëshmuar në çdo funksion publik se di të mbajë premtimet. Ndërsa, Luan Rama u shkarkua për sherr ordiner me gazetarët për motive të dobëta. Lulzim Basha i ka dhënë Tiranës vizionin e një qyteti modern dhe europian me Bulevard të ri, Terminal multimodal, transport modern pasagjerësh me tram, 200 projekte të realizuara në infrastrukturë, kopshte, shkolla e çerdhe, 25 mijë vende të reja pune, etj. Ndërsa, LSI do të mbahet mend se si kryetari i saj u akuzua për vrasje deputetësh dhe mazhoranca për varfërim, mjerim, dhunë ndaj qytetarëve dhe kriminalizim të pushtetit”, shkruan Bashkia e Tiranës.

Ndërkohë Basha tha gjatë fjalës së tij në protëstën e PD në Kukës se Ilir Meta është streha e fundit e maskarenjve dhe se dekriminalizimi është kthyer në një emergjencë kombëtare.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama nga Italia: Nuk ishte imagjinuar paqja në Ballkan sikurse ndodh tani
Taulant Balla i kujton Bashës “vjedhjen” për Durrës-Kukës: U kthye hajduti në shtëpi »
Article Logic
Execution time: 0.018848896026611
array(1) { ["section"]=> string(113) "luan-rama-basha-e-braktisi-tiranen-nga-frika-bashkia-lsi-do-mbahet-mend-per-kryetarin-qe-u-akuzua-per-vrasje-7254" }