Luan Rama: Dhimbja e Gërdecit nuk mund të blihet me një thes miell

Publikuar tek: politike, më 11:40 12-06-2015 Luan Rama: Dhimbja e Gërdecit nuk mund të blihet me një thes miell

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim  Luan Rama së bashku me kandidatin për kryetar të Bashkisë së Vorës, Luan Sallaku zhvilluan një takim me banorë të zonës së Gërdecit. Rama theksoi se plaga e Gërdecit është një plagë e pashëruar që ka lënë shumë dhimbje, që nuk mund të blihet dhe të konvertohet me një thes miell, me 100 mijë lekë apo me pazare që bën pushteti.

“Prandaj, ne jemi këtu për të dhënë mesazhin që dhimbja dhe gjaku i banorëve të Gërdecit nuk mund të blihet, dhimbja dhe gjaku i banorëve të Gërdecit nuk mund të konvertohet me një thes miell, me 100 mijë lekë apo me pazare që bën pushteti. Gjaku i atyre njerëzve të pafajshëm që sot nuk jetojnë më dhe plaga e Gërdecit na bë apel që në 21 qershor ne të ndëshkojmë, në 21 qershor të bëjmë drejtësi, drejtësinë e munguar që nuk e bëri dot ajo pjesë e drejtësisë së korruptuar që gjithashtu u ble për ta heshtur dhe për ta mbyllur plagën e Gërdecit. Midis atyre që humbën jetën ka dhe nga Martaneshi, prandaj jo vetëm të mos harrojmë, por duhet ta harrojmë atë plagë për të thënë: kurrë më me njerëzit që krijuan Masakrën e Gërdecit, kudoqofshin ata në Bashkinë e Vorës në ikje apo në Parlament që vazhdojnë të bëjmë akoma të përulurin e drejtësisë”, tha Rama.

Rama ka bërë thirrje “që askush të mos tentojë të blejë me një thes miell. Duhet të jeni jo vetëm të vendosur për ta mbrojtur votën, për të mos lejuar askënd ta trafikojë, ta blejë apo ta falsifikojë votën, por duhet të jeni të vendosur edhe në kontaktet me të tjerët. Të jeni zëdhënës të ndryshimit që duhet tërealizojmë më 21 qershor. Duhet të punojmë pa u lodhur për t’ia hequr Gërdecit dhe Vorës qeverisjen e keqe të atyre që janë në ikje”, theksoi ai

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Majko uron PS-në me një foto me elefant e dallëndyshe
PD, Boçi: Ajola Xoxa avokate e parave të pista të Bechettit »
Article Logic
Execution time: 0.0045721530914307
array(1) { ["section"]=> string(71) "luan-rama-dhimbja-e-gerdecit-nuk-mund-te-blihet-me-nje-thes-miell-13373" }