Luan Rama: Festimi i ndarë, nxjerr lakuriq ata që bëjnë homazhe për hipokrizi

Publikuar tek: politike, më 13:34 29-11-2015 Luan Rama: Festimi i ndarë, nxjerr lakuriq ata që bëjnë homazhe për hipokrizi

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama në një prononcim për mediat pas homazheve të bëra në varrezat e dëshmorëve tha se nderimi për dëshmorët e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare në thelb është nderim për të gjithë ata djem dhe vajza që sakrifikuan jetën për çlirimin e atdheut.

“Nderim për dëshmorët e Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, nderim për 29 nëntorin, që në thelb është nderim për të gjithë ata djem dhe vajza që sakrifikuan jetën për çlirimin e atdheut, nderim për të gjithë ata që bënë Luftën e madhe Antifashiste Nacional Çlirimtare, është detyrimi i brezave është mirënjohja jonë ndaj sakrificës së tyre por nga ana tjetër është ndërkaq edhe betimi ynë për të patur gjithmonë ëndrrën e tyre, sakrificën e tyre shembullin e tyre busull orientimi për të bërë më të mirën për Shqipërinë anti-fashiste, për Shqipërinë europiane”, - tha Rama.

I pyetur se si e shikon faktin që politika shqiptare vazhdon të jetë e përçarë në këtë ditë, me njërën palë që e feston më 28 nëntor ditën e çlirimit, Rama tha se kjo është shenja e pafytyrësisë politike, që në ngjarje të tilla nxjerrin lakuriq në sytë e opinionit publik ata që e bëjnë homazhin për hipokrizi.

“Është shenja më tipike e pafytyrësisë politike dhe e sjelljes hipokrite që në ngjarje të tilla natyrisht nuk bëjnë asgjë tjetër por nxjerrin lakuriq në sytë e popullit dhe në sytë e opinionit publik ata që vijnë këtu dhe e bëjnë homazhin për hipokrizi. Janë ata që i kanë rivrarë dëshmorët e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare e qëndrimin e tyre por nga ana tjetër kjo nuk ka të bëjë asgjë sepse popullit, qytetarët, Shqipëria e ka vlerë të veten këtë luftë e ka medalje të krenarisë së saj dhe ne do ta kemi gjithmonë kështu”, - theksoi Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama.

Lexo edhe: Dita e Çlirimit/ Nishani dhe Rama homazhe në “Varrezat e Dëshmoreve”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « LSI, Vasili: Politika në Kosovë të rivendosë dialogun politik, i vetmi mjet për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve
Kreshnik Spahiu sms Kryeprokurorit kosovar: Liroje Albinin dhe hiqja prangat opozitës »
Article Logic
Execution time: 0.016200065612793
array(1) { ["section"]=> string(81) "luan-rama-festimi-i-ndare-nxjerr-lakuriq-ata-qe-bejne-homazhe-per-hipokrizi-26532" }