Luan Rama i përgjigjet Patozit me një letër tjetër të hapur: Jam gati të denoncojmë bashkë në Prokurori çdo provë

Publikuar tek: politike, më 15:41 14-06-2015 Luan Rama i përgjigjet Patozit me një letër tjetër të hapur: Jam gati të denoncojmë bashkë në Prokurori çdo provë

Pas letrës së hapur të deputetit të Partisë Demokratike Astrit Patozi, edhe deputeti i LSI-së Luan Rama, është përgjigjur me një tjetër letër të hapur, ku i shpreh Patozit gadishmërinë për të denoncuar në Prokurori çdo provë që cënon procesin zgjedhor.

Letra i derejtohet Presidentit të Republikës Bujar Nishani, kryeministrit Edi Rama, Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, Ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri, Kryetares së KQZ, Lefteri Luzi, Shefes së Misionit Vëzhgues të OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet e 21 qershorit, zonjës Andrey Glover, Ambasadorit të SHBA në Tiranë, zotit Donald Lu, Ambasadores së BE në Tiranë, Romana Vlahutin.

Letra e plotë:

Duke besuar se keni gjetur kohë të njiheni me letrën e hapur që ju ka drejtuar deputeti i Partisë Demokratike Astrit Patozi, i cili përmes saj, siç vetë e shpjegon, donte “të ndante me ju një problem të madh për vendin”, duke ju informuar se “…vetëm 13 km nga qendra e kryeqytetit është duke u konsumuar m’u para syve tanë më së paku një krim i frikshëm elektoral”, më lejoni që në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së, përkatësisht edhe si drejtues i fushatës zgjedhore të LSI-së për bashkinë e Vorës, t’ju bëj me dije se jam i gatshëm që bashkë me Astrit Patozin të denoncojmë zyrtarisht me shkrim në organet e zbatimit të ligjit, çdo fakt e çdo provë, çdo emër dhe mbiemër që mund të rezultojë i implikuar në shkelje të ligjit, pa bërë asnjë dallim në janë emra nga rradhët e mazhorancës apo të opozitës.

Standardi i zgjedhjeve, qytetaria dhe transparenca e fushatës, korrektësia dhe luajaliteti i garës zgjedhore në përputhje me parimet e OSBE-ODIHR-it, për LSI-në janë prioritare dhe të panegociueshme.

 Kështu kane qenë për LSI-në edhe katër vjet më pare kur ishim aleatë me partinë ku zoti Patozi ishte kryetar i grupit parlamentar, kështu është edhe sot kur jemi rivalë me partinë ku zoti Patozi nuk është më kryetar i grupit parlamentar. Pra, në Vorë, por edhe në Tiranë, në Shkodër e gjithkund ne Shqiperi, LSI është investuar maksimalisht për të kontribuar per te realizuar zgjedhje të ndershme, korrekte, të lira e të barabarta; më të mirat që mund të jenë mbajtur ndonjeherë në Shqipëri.

Por meqë letra e hapur e zotit Patozi i ka marrë indiciet nga Vora, ku sipas tij “…është duke u konsumuar m’u para syve tanë më së paku një krim i frikshëm elektoral”, pa hyrë në polemikë, por duke qenë komplementar me të, e gjej me vend t’ju bëj me dije se në bashkinë e Vorës janë rregjistruar qindra qytetarë që nuk janë votues në Vorë, por që janë rregjistruar vetëm për të votuar në favor të kryetarit aktual të bashkisë së Vorës Fiqiri Ismaili, që është edhe kandidati i Partisë Demokratike për këtë bashki.

Vetëm një noter që quhet Shaban Gjoka, mik i kryetarit të bashkisë së Vorës, ka lidhur rreth 500 kontrata qiraje midis personave të ndryshëm, qytetarë me banim në bashkinë e Vorës në cilësinë e qiradhënësit, me qytetarë nga bashki të tjera të vendit në cilësinë e qiramarrësit. Pas këtij veprimi, noteri Shaban Gjoka ka plotësuar dokumentacionin e nevojshëm ligjor që këta shtetas të merrnin lejen e banimit në bashkinë e Vorës.

Dy qytetarë, Daut Tafa nga fshati Karbunarë, Lushnje dhe Shpëtim Bashalli nga fshati Lin i Pogradecit, emrat e të cilëve gjenden ne listat e votuesve të Vorës kane denoncuar publikisht në një televizion të pavarur se nuk kanë asnjë dijeni që kanë marrë shtëpi me qira në Vorë dhe që nuk kanë asnjë dijeni që figurojnë të rregjistruar ne listat e votuesve në bashkinë e Vorës. Madje ata kanë dëshmuar që as nuk e njohin noterin Shaban Gjoka, ç’ka nënkupton se aktet noteriale janë bërë pa praninë e palëve, gjë që përbën një shkelje flagrante të ligjit.

A e di zoti Patozi këtë fakt? A ka dijeni apo jo zoti Patozi për aktet noteriale te noterit Shaban Gjoka, pasojë e të cilave është fallsifikimi i listave të zgjedhësve nuk di ta them, por jam i prirur të mendoj se po ta dinte, do ta kishte shënuar si fakt në letrën e vet të hapur, e madje i shtyre nga parimësia dhe jo thjeshtë për të çliruar veten nga një detyrim moral dhe politik, do ta kishte denoncuar noterin Shaban Gjoka në prokurori, siç kam bërë unë.

Por, ndërkaq nuk ma do mendja që zoti Patozi të mos e kuptojë, (nëse vërtetë nuk e di!!!) që për të gjitha këto që përbëjnë dukshëm shfaqje të korrupsionit elektoral, apo nëse i referohem përcaktimit të tij “krim i frikshëm elektoral”, më e pakta, ka dijeni edhe i mbrojturi prej tij, kryetari i bashkisë së Vorës. Sepse, më e shumta në bindjen time, ai është përgjegjësi kryesor.

Ndryshe nuk ka se si të shpjegohet fakti që në këtë “krim të frikshëm elektoral që është duke u konsumuar m’u përpara syve tanë” janë të përfshirë punonjës të bashkisë së Vorës, familjarë të tyre apo njerëz që punojnë në bizneset e kandidatit të PD-së.

Ndryshe, nuk ka se si të shpjegohet që vetë noteri Shaban Gjoka ka lidhur kontratë qiradhënieje për 19 shtetas që referuar deklaratave të vendqëndrimit banojnë në shtëpinë e tij, ku ai banon vetë i shtati me familjen e tij!

Ndryshe nuk ka se si të shpjegohet qe Safet Ciku, kunati i kryetarit të bashkisë së Vorës, alias edhe kandidati i PD-së për këtë bashki, ka lidhur kontratë qiradhënieje për 15 shtetas që sipas deklaratave të vendqëndrimit (edhe sipas listave te votuesve) banojnë në shtëpinë e tij, përveç pjestarëve të familjes së tij.

Ndryshe nuk ka se si të shpjegohet që edhe Lulëzim Vrana, kryetari i PD-së në Vorë ka bëre të njejtën gjë, pa u zgjatur më tej në emra, sepse do të na dalin që dhjetëra votues nga bashkia e Tiranës midis të cilëve edhe të afërm, miq e familjarë të deputetëve të PD-së, janë ç’rregjistruar si votues të zotit Halim Kosova në Tiranë, dhe janë “trafikuar” përmes akteve noteriale te noterit Shaban Gjoka si votues te Fiqiri Ismailit ne Vore.

A ka dijeni apo jo zoti Patozi për këtë lloj trafiku elektoral, nuk di ta them, por mund të them me bindje se pasi ta mësojë që kështu ka ndodhur do ta konsiderojë “krim të frikshëm elektoral që është duke u konsumuar m’u përpara syve tanë” dhe me siguri do te distancohet publikisht prej kesaj veprimtarie të kundërligjshme, e ma do mendja do t’ju informoje edhe ju!

Katër vjet më pare rezultati i zgjedhjeve për bashkinë e Tiranës u nda me 10 vota. Si do te ndjehen deputetet e PD-se apo edhe funksionarë të tjerë të saj që kanë ndihmuar apo që kanë dijeni për lëvizjet e votuesve nga Tirana në Vorë, nëse rezulton që zoti Halim Kosova të humbasë me diferencën e ketyre votave?! Apo për ta është më e rëndesishme bashkia e Vorës nga ajo e Tiranes?!

Sipas njoftimit zyrtar të policisë së shtetit, rezulton qe disa shtetas me banim ne Vorë, kanë denoncuar përpjekjet e kryetarit të bashkisë për t’ju kerkuar votën në këmbi të zarfave me lekë apo të thasëve me miell. Për sa kohë kjo çështje është nën hetim, çdo koment është i tepërt dhe i pavend. Madje është i dëmshem.

Por akoma më i dëmshëm është presioni politik mbi policinë dhe prokurorinë, të cilët duhen lënë e duhen mbeshtetur të kryejnë detyrën e tyre me korrektesë dhe transparence. Është e dënueshme që të deputetët të PD-së apo funksionarë të saj të pengojnë që punonjësit e policisë së shtetit apo të prokurorisë të kryejnë detyrën e tyre, siç ka ndodhur ditët e fundit në Vorë.

Nëse një a disa punonjës të strukturave të shtetit rezultojne te sillen në kundërshtim me ligjin siç pretendon zoti Patozi në letrën e vet të hapur, kjo nuk është arsye për të mbuluar me miell realitetet e dhimbshme të bashkisë së Vorës prej tragjedisë së përgjakshme të Gërdecit e deri tek njerëzit e natës që lëvrijnë me ndonjë thes miell në kurriz.

Të nderuar zonja dhe zotërinj!

Në letrën e hapur me të cilë ju është drejtuar Ju, zoti Astrit Patozi paralajmëron dhe ju fton të bëni diçka, siç nënvizon ai; “… për ta ndalur marrshimin e së keqes që po vringëllin armët e krimit vetëm 13 km larg qendrës së Tiranës”!

Nëse nuk është spekullim a shpifje qëllimligë cfarë prisni?!...

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PD: Sulmi ndaj kandidatit Ismaili i orkestruar politikisht
Basha në Gjirokastër: Treshja Rama-Meta-Tavo kanë prioritet kërcënimet ndaj qytetarëve »
Article Logic
Execution time: 0.016881942749023
array(1) { ["section"]=> string(118) "luan-rama-i-pergjigjet-patozit-me-nje-leter-tjeter-te-hapur-jam-gati-te-denoncojme-bashke-ne-prokurori-cdo-prove-13554" }