Luan Rama në Londër: Qeverisja e mire dhe korrupsioni, sfidat për t’u fituar në Shqipëri

Publikuar tek: politike, më 19:47 15-02-2016 Luan Rama në Londër: Qeverisja e mire dhe korrupsioni, sfidat për t’u fituar në Shqipëri

Me ftesë të Grupit Britanik të Unionit Ndërparlamentar, Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama mori pjesë në Konferencën “Sfidat e Sigurisë Europiane”, që u mbajt në Londër.

Në këtë konferencë morën pjesë mbi 60 përfaqësues nga vende të ndryshme të Europës dhe nga SHBA, kryesisht deputetë të parlamenteve të ndryshme, por edhe diplomatë, studiues dhe ekspertë të çështjeve të sigurisë.

Dukë folur gjatë konferencës, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së tha se Ballkani është një nyje e rëndësishme e sigurisë europiane dhe se Shqipëria është një faktor i rëndësishëm për sigurinë në Rajon.

Gjithashtu, Luan Rama theksoi se qeverisja e mirë dhe lufta kundër korrupsionit janë sfidat për t’u fituar në Shqipëri.

“Ballkani është një nyje e rëndësishme e sigurisë europiane. Shqipëria është një faktor i rëndësishëm për sigurinë në Rajon. Qeverisja e mirë dhe lufta kundër korrupsionit mbeten sfidat për t’u fituar në Shqipëri”, - tha ndër të tjera gjatë fjalës së tij Rama.

Gjithashtu, Rama deklaroi se siguria europiane dhe më gjerë, siguria globale, gjenden përballë sfidash të mëdha. “Stabiliteti i Ballkanit, zhvillimi ekonomik dhe integrimi europian i tij mbeten një sfide e madhe dhe me impakt të drejtpërdrejtë në sigurinë europiane, edhe për shkak të interesave ruse në këtë rajon. Ndaj Europa duhet të jetë më e ndjeshme, më e hapur dhe më e vëmendshme ndaj këtij rajoni”, - theksoi Rama.

Si një nga anëtarët e Komisionit parlamentar për Sigurinë Kombëtare, Rama foli për angazhimin e Parlamentit shqiptar në përballimin e sfidave të luftës kundër korrupsionit, të reformës në drejtësi dhe në rritjen e rolit monitorues dhe kontrollues në interes të qytetareve për të garantuar qeverisje të mirë.

Konferenca do t’i zhvillojë punimet deri më datë 17 shkurt dhe do të fokusohet veçanërisht në rolin që duhet të luajnë Parlamentet për të përballuar sfidat e sigurisë globale. Një vëmendje të veçantë konferenca i kushton qeverisjes së mirë dhe luftës kundër korrupsionit dhe impaktit që ato kanë në çështjet e sigurisë së çdo vendi dhe të sigurisë globale.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 25 mijë anëtarë të PS-së votojnë për delegatët, Balla: Lezha dhe Dibra votojnë të shtunën
Edi Rama sqaron pse Kerry nuk u takua me Metën në Tiranë »
Article Logic
Execution time: 0.026350021362305
array(1) { ["section"]=> string(92) "luan-rama-ne-londer-qeverisja-e-mire-dhe-korrupsioni-sfidat-per-t-u-fituar-ne-shqiperi-32656" }