Luan Rama: Në Pogradec u bë pazar me votën, kemi votuar 100% kandidatët e ASHE

Publikuar tek: politike, më 10:01 23-06-2015 Luan Rama: Në Pogradec u bë pazar me votën, kemi votuar 100% kandidatët e ASHE Luan Rama

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama, në një deklaratë të fundit ka deklaruar se me votën është bërë pazar, duke sjellë në vëmendje rastin e Bashkisë së Pogradecit, ku kandidatja e Diana Mile e LSI-së, nuk fitoi. Rama e quajti ‘’Pazar i Rroskovecit’’ dhe që ‘’nuk ka justifikim për këtë Pazar’’, duke lënë të nënkuptohet se kandidatja nuk është mbështetur nga të majtët. Rama shtoi se do analizohen përgjegjësitë e kandidatëve në garë por edhe pazaret.

“Mbështetësit e LSI kanë votuar 100% për kandidatët e ASHE, duke mos u bërë pjesë e lojrave dhe pazareve që mund të dëmtonin këta kandidatë. LSI iu qëndron me besnikëri dhe u shërben kontratave me partnerët.”, tha Rama.

“Jemi të duruar të presim me qetësi dhe vëmendje rezultatet për të nxjerrë përgjegjësitë e të gjithë aktorëve në garë, pavarësisht kësaj nuk ka asnjë justifikim pazari i bërë në Bashkinë e Pogradecit, që ia kalon edhe atij që quhet pazari i Rroskovecit.”, theksoi Rama.

Në lidhje me rastin e Vorës, Rama u shpreh se ende nuk është shpallur nga KQZ dhe se do ta ndjekin atë deri në fund. “Kam një komunikim të vazhdueshëm nga mbrëmë me qyetarët e Vorës që ndjehen të shokuar. Ai s’është shpallur ende nga KQZ është vetëm aritmetik. Do mbajmë në vëmendje dhe do ndjekim çdo hap në Bashkinë e Vorës. Unë dëshiroj t’I falenderoj nga zemra të gjithë qytetarët e Vorës.”, tha Rama.

Rama përmblodhi fitoren e LSI dhe tha se kjo forcë politike ka shënuar rritje duke treguar konsolidim të mbështetjes.

“Këto ishin zgjedhje që sipas vlerësimeve të ndërkomëbtarëve, shënuan një standard të lartë por edhe në përputhje me aspiratat e qytetarëve. Nuk mundem të mos vlerësoj të gjithë votuesit dhe mbështetësit e LSI, që kanë ditur të jenë qytetarë të mirë dhe korrekt në përmbushjen e detyrimeve për këtë process .Këto zgjedhje dëshmojnë rritjen e konsoliduar, të vecantë të votave në mbështetje të LSi cka dëshmon raportin e vecantë unik që LSi ka me qyettarët shqiptarë.Apeloj të vazhdojnë me qetësi dhe mature dhe natyrisht me vendosmëri numërimin e cdo vote.LSI Ka fituar si asnjëherë më parë në 9 bashki që do jenë modeli I shërbimit nga qytetarëve, pavarësisht faktit se kush ka votuar për ta ose jo. Falenderoj edhe ata kandidatë që nuk rezultojnë fitues për shkak të numrit të votave por kanë fituar zemrën e qytetarëve shqiptarë. Për të gjithë votuesit e Bashkisë së Çorovodës, i falenderoj ku kandidati mori 86,33% dhe 57.2% LSI si forcë e parë, çka dëshmon vlerën dhe qëndrueshmërinë të votuesve atje. Në Delvinë Rigels Balili 72.80%, dhe LSI atje është forcë e parë.Këto fakte janë në mbështetje të rritjes se konsoliduar.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Qytetari “presion” Shupulit: Nëse nuk mban premtimet ne që të votuam kundër do të largojmë me protesta
KQZ raporton shifrat paraprake të përqindjes së partive në zgjedhje, ja kush kryeson »
Article Logic
Execution time: 0.014374971389771
array(1) { ["section"]=> string(81) "luan-rama-ne-pogradec-u-be-pazar-me-voten-kemi-votuar-100-kandidatet-e-ashe-14407" }