Luan Rama ngre zërin në konventën e LSI: Ne zgjodhëm opozitën kur na ftuan në pushtet batakçinjtë, makutët, servilët, hajdutët...

Publikuar tek: politike, më 13:15 12-01-2019 Luan Rama ngre zërin në konventën e LSI: Ne zgjodhëm opozitën kur na ftuan në pushtet batakçinjtë, makutët, servilët, hajdutët... Luan Rama

Me tone të forta ka marrë fjalën në Konventën Kombëtare të LSI, Luan Rama i cili tha se partia e tij zgjodhi të ishte në opozitë, edhe kur sipas tij, u ftua të ishte në pushtet.

“Ne nuk e kemi fshehur... PO, ishim me studentët sepse jemi me Shqipërinë, me rininë e këtij vendi dhe të tjerët që behen xhelozë që LSI është forcë e rinisë, le të rrinë në hallin e tyre, në dhimbjen e tyre dhe të shikojnë se si projektohet fundi i agonisë së tyre.

Ndaj jemi sot në këtë Konventë, pasi kemi mbyllur një vit me vështirësi, me probleme, ku shqiptarët panë mirë, cila është e mira dhe cila është e keqja apo kush duhet mbështetur për të ndërtuar Shqipërinë. LSI nuk ka bërë pazare për interesat kombëtare.

Këtë e kemi dëshmuar sa herë ka lind nevoja. Ne zgjodhëm që për këto interesa të shkojmë të bëjmë opozitën, edhe kur na ftonin të ishim në pushtet. Humbëm pushtetin por fituam LSI-në tuaj dhe të gjithë atyre që përfaqësoni pa makutët, batakcinjtë, servilët dhe pa hajdutët që sot janë në prehrin e rilindjes. Jo vetëm i ikëm teopsisë por u treguam shqiptarëve se kush është e keqja që nën imazhin e LSI arriti të kamuflohej. Ikëm ne dhe iu hapën petët lakrorit të korrupsionit”, tha Luan Rama referuar qeverisë.

Screenshot_3.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.042241096496582
array(1) { ["section"]=> string(129) "luan-rama-ngre-zerin-ne-konventen-e-lsi-ne-zgjodhem-opoziten-kur-na-ftuan-ne-pushtet-batakcinjte-makutet-servilet-hajdutet-148490" }