Luan Rama thekson fort në konferencë: Flas në emër të LSI

Publikuar tek: politike, më 13:11 27-01-2016 Luan Rama thekson fort në konferencë: Flas në emër të LSI

Shumë debat shkaktoi një javë më parë moskordinimi i zyrtarëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim për qendrimin e kësaj force politike për deklaratën e FMN-së. Nënkryetari Petrit Vasili u distancua nga deklarata e Luan Ramës, që kritikonte qeverinë e drejtuar nga kryeministri Edi Rama.

Sot, në një tjetër dalje përpara mediave, Rama e ka nisur fjalën e tij duke theksuar fort se fliste ne emër të LSI-së me të gjitha atributet e detyrës që ai përfaqëson.

“Jam në cilësinë e Skretarit të Përgjithshëm të LSI-së dhe me të gjitha atributet e përfaqësimit politik të detyrës që përfaqësoj”, tha Rama.

Sekretari i LSI-së sqaroi për mediat pozitën e LSI-së në gjyqin me gazetën “Rilindja Demokratike”, të cilën e ka paditur për një shkrim të publikuar prej saj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zbardhet debati i ashpër për gjyqtarin në KLD: Manjani: Aliu bën si Dritan Dajti
Tahiri në test gjithë policinë: Kush nuk e kalon ikën! Ministri merr edhe një vendim personal: Kolegët ma kundërshtuan »
Article Logic
Execution time: 0.019991159439087
array(1) { ["section"]=> string(62) "luan-rama-thekson-fort-ne-konference-flas-ne-emer-te-lsi-31066" }