Luana, siç nuk e keni parë kurrë më parë

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 16:32 23-01-2015 Luana, siç nuk e keni parë kurrë më parë

Pas luleve e veshjeve të ngushta, Luana Vjollca këtë herë na shfaqet pa make-up.

Luana ka postuar një foto të sajën përmes "instagram", pa grimin e ngarkuar me të cilin jemi mësuar ta shohim përditë.

Ajo është kujdesur që ndjekësit e saj të jenë të sigurtë për këtë ndaj e ka shoqëruar foton me mbishkrimin: “#nomakeup #nofilter Just Me & my messy hair ”.

Megjithatë, një pjesë e komentuesve nuk i kanë besuar bukurisë natyrale të Luanës duke i thënë se kishte përdorur "photoshoop" për të mbërritur te ajo foto e publikuar.

Të pozuarit pa grim është kthyer tashmë në modë për personazhet e njohur të showbiz-it shqiptar.

Mesa duket, ata duan të na bindin me çdo kusht për bukurinë e tyre “ashtu siç i ka bërë nëna.”

Tani, na mbetet neve të vlerësojmë se kush nënë, ka bërë më të bukur kë!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031795978546143
array(1) { ["section"]=> string(44) "luana-sic-nuk-e-keni-pare-kurre-me-pare-1293" }