Lubonja: Drafti i Kushtetutës së re? Grusht shteti

Publikuar tek: politike, më 08:03 12-01-2016 Lubonja: Drafti i Kushtetutës së re? Grusht shteti

Analisti Fatos Lubonja e shikon si grusht shteti draftin e Kushtetutës së re që kanë hartuar ekspertët e nivelit të lartë për reformën në Drejtësi. Lubonja analizon për Panoramën, organet e reja që krijohen në Gjyqësor dhe Prokurori duke dalë në përfundimin se reforma që propozohet përfaqëson një kapje nga pushteti aktual të sistemit të drejtësisë.

“Pyetja që kam ngritur vazhdimisht duke dëgjuar fjalët “reformë në Drejtësi’ është : Si ka mundësi që na flitet kaq shumë për këtë reformë dhe aspak për atë se në cilat pika ka çaluar deri tani ligji ynë për gjykatat dhe Prokurorinë, që paskemi nevojë për këtë reformë radikale?

Sepse deri më tani ka pasur një konsesus të gjerë për atë se ligjet ne i kemi të mira se prokurorëve dhe gjyqtarëve tanë nuk u ka munguar ligji për të bërë drejtësi por për këtë ka ndikuar sistemi që korrupton edhe të ndershmit (Po perifrazoj Edi Ramën)”, shkruan Lubonja.

“Dhe kjo pyetje kuptohet , lidhet me pyetjen tjetër: A ka gjasë vallë që duke ndryshuar disa ligje Kushtetuese në kapitujt e Drejtësisë dhe Prokurorisë, të cilat do t’u hapin rrugën disa ndryshimeve strukturore dhe njerëzore në këto institucione do të fillojnë ta zhbëjnë këtë sistem të kapur, apo reforma po manipulohet nga mafia në pushtet për t’u përdorur për qëllime që mund të na çojnë edhe më poshtë humnerës së shtetit të së padrejtës”, vazhdon mandej Lubonja.

Analisti shkruan më tej disa krahasime  lidhur me draftin ndërsa  flet për një drejtësi të kërcënuar.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Artan Hoxha: Ja biseda e përgjuar mes biznesmenit dhe politikanit shqiptar: Më duhen 200 mijë...
“I pëlqenin gratë dhe xhini”, si ndryshoi Fatos Nano pas burgut dhe çfarë e korruptonte Berishën, portretet e palexuara më parë »
Article Logic
Execution time: 0.02454400062561
array(1) { ["section"]=> string(54) "lubonja-drafti-i-kushtetutes-se-re-grusht-shteti-29756" }