Lubonja: Sulmi ndaj Ramës me urdhër

Publikuar tek: politike, më 09:11 20-02-2015 Lubonja: Sulmi ndaj Ramës me urdhër Fatos Lubonja

Fatos Lubonja në librin ‘’Nëntëdhjeteshtata-Apokalipsi i rremë’’ ka rrëfyer se goditja e Edi Ramës u bë nga disa njerëz të panjohur, por me urdhër nga dikush që e kishte programuar qëllimisht.

 “Disa persona të panjohur u kishin bërë pritë në zonën e errët të pallatit të Edit, pak më tej vendit ku i kishte lënë me makinë Artan Imami. Kishin qenë të maskuar me kapuça. Delinën e kishin lënë të kalonte, kurse ata të dy i kishin sulmuar duke i goditur me doreza hekuri. Ladi kishte shpëtuar  më lehtë, vetëm me një çarje në kokë. Edin e kishin goditur shumë më egërsisht: kishte përfunduar në spital me disa çarje të thella në kokë dhe me hundë të thyer. Ishte më mirë, por me kokën krejtësisht të fashuar dhe shumë i traumatizuar. Teksa dëgjonte tregimin e Benit nga maja e biçikletës, Qorri nuk mund ta ndalte mendjen së kërkuari shkaqet e mundshme të kësaj goditjeje, me një ndjenjë frike edhe për fatin e vet. Pse kishin zgjedhur Edi Ramën? Kush e e kishte kryer goditjen? Ishte akti spontan i ndonjë militant fanatik të nxitur nga klima e urrejtjes, apo urdhri i dikujt që e kishte programuar qëllimisht? Kësaj nuk mund t’I përgjigjej me siguri, por anonte nga kjo e dyta.’’, shkruan Lubonja.

Ja si e përshkruan momentin e marrjes së lajmit: “Të nesërmen në mëngjes, ndërsa ishte ende në shtrat, Qorri dëgjoi Ben Kumbaron që po I thërriste nga poshtë me një zë, ku ndihej një kumt i keq. Kur doli në dritare, pa Benin gjysmë të shaluar mbi biçikletën e tij, me një fytyrë më të zymtë se ajo që kishte zakonisht. ‘’Çfarë ka ndodhur?’’, ‘’Edi Ramën dhe Lad Myrtezain i kanë goditur me doreza hekuri në kokë’’, ‘’Kur?’’, ‘’Mbrëmë vonë, kur ktheheshin për në shtëpi nga Noerli’’. ‘’Si janë?’’, ‘’Jashtë rrezikut për jetën po keq, veçanërisht Edi’’. ‘’Ku ndodhen?’’,  ‘’Pasi i kanë qepur janë në spital, I kanë kthyer në shtëpi’’, ‘’Atëherë s’ka rrezik jete’’. ‘’Jo’’….Atje mori biçikletën që e mbante lidhur te një hekur I shkallës dhe u nisën të dy për në shtëpinë e prindërve të Edi Ramës, ku ishte shtruar ai, pasi e kishin kthyer nga spitali. Rrugës, Beni i tregoi aq sa dinte për çfarë kishte ndodhur. …''

Lubonja ka shkruar edhe se si e ka gjetur Edi Ramën në shtëpinë e prindërve të tij kur u godit, të fashuar dhe të enjtur nga plagët. Lubonja shkruan se Edi Rama kishte bërë menjëherë një foto pas goditjes, për t’u publikuar në gazetë.

’’...Vetë i plagosuri ndodhej në njërën nga dhomat e gjumit. Qorri hyri në një moment për ta parë. Iu afrua shtratit të tij me frikën se nuk do të qe në gjendje të përballonte pamjen e një fytyre të gjymtuar dhe ashtu I doli. Nuk ishte e lehtë të rezistoje para asaj fytyre të nxirë e të buhavitur, gjysma e së cilës ishte e mbuluar kryqazi me dy fasha të bardha që takoheshin të gjakosura mbi hundën e thyer. Anës fashave mezi dukeshin sytë e nxirë. Edhe buzët I kishte të stërfryra. Edi Rama diç donte t’i thoshte, por nuk mund të fliste. I doli një si belbëzim. Qorrin e pushtoi një ndjenjë e përzier ngashërimi, që I ndodhte shumë rrallë. Është shenjë dobësie nervash, të cilat nuk mund të mos ishin të dobëta, se sa ashtu të sulmuara nga tërë ato ndjenja të fuqishme kontradiktore, ku tmerri për atë që po shihte, pleksej me dëshpërimin, keqardhjen dhe pafuqinë për të kundërvepruar…’’Duhet bërë diçka, duhet të bësh diçka’’, dëgjoi zërin e Delinës, që sikur po i fliste njëherësh atij dhe të gjithëve. Mbeti ndërdyshas, sikur po priste që dikush të merrte një vendim. ‘’E vetmja që mund  të bëj, është të shkruaj në ‘’Koha Jonë’’, iu përgjigj pasi pa që nuk doli ndonjë propozim më i mirë. Edi Rama, pasi qe goditur, kishte kryer një akt që iu duk sa I çuditshëm, aq edhe një mrekulli për shtypin. Ashtu siç kishte qenë, i shpërfytyruar nga goditja, me fytyrën të larë në gjak, nuk kishte pritur të vinte ambulanca, por kishte trokitur te dera e një komshiu të tij fotograf dhe I kishte kërkuar ta fotografonte.’’, rrëfen Lubonja.

Kryeministri Edi Rama gjatë një interviste për emisionin ‘’Le invasion Barbariche’’ në Itali akuzoi për sulmin ndaj tij Shërbimet Sekrete të Shqipërisë. Rama tha se goditja ndaj tij  në vitin 1996 erdhi si pasojë e aktivitetit të tij dhe të disa intelektualëve të tjerë për gjendjen në të cilën ndodhej Shqipëria në atë kohë. Kryeministri beson se kanë qenë Shërbimet Sekrete të asaj periudhe që fshiheshin pas tij.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Patozi ironi me Ramën e Metën: Në Qeveri s'ka sallë dhensh, as pulari në Parlament
Darka Rama-Blushi, Peza: E programuar prej 2 muajsh »
Article Logic
Execution time: 0.083498954772949
array(1) { ["section"]=> string(39) "lubonja-sulmi-ndaj-rames-me-urdher-3895" }