Luçiano Boçi gallatë në facebook: Një inxhinier i ka thënë se do bëhet vrasës me pagesë

Publikuar tek: fcb-bomb, më 23:58 05-03-2015 Luçiano Boçi gallatë në facebook: Një inxhinier i ka thënë se do bëhet vrasës me pagesë Statusi ne facebook i deputetit te PD Luçiano Boçi

Një deputet i Kuvendit të Shqipërisë bën gallatë në facebook për ndjekësit e tij pikërisht për vrasjet. E bën këtë status me ironi, por duke qene se është deputet i Kuvendit dhe jo një njeri i thjeshtë që komenton në rrjetet sociale, ndoshta do të duhet të ishte më i duruar. Ja çfarë shkruan Luçiano Boçi në statusin e tij:

“Takova një mikun tim inxhinier. I papunë, i përzënë nga pushtetarët. - Do bëhem vrasës me pagesë - më thotë.
- Pse - e pyeta pa tronditje?!!!!
- Qenka pune e mirë - m'u përgjigj.
- Ka mundësi të takoj ndonjë KryeP ose KryeM për porosi për të heq ndonjë politikan!
E bëj s'e bëj bëhem pastaj bashkëpunëtor duke thënë ç'duan ata dhe iki jashtë me program mbrojtës dëshmitari!
E mbaroi ligjërimin e tij duke e mbyllur në ikje me frazën: - sepse këtu nuk jetohet më......!!!!!”,
 e mbyll statusin e tij Luçiano Boçi. Tani deputeti duhet t’i thotë gjithë shqiptarëve: jetohet apo nuk jetohet në Shqipëri? Apo duhet që nga Shqipëria të fillojë një eksod që do të penalizojë gjithë shqiptarët?

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.14131498336792
array(1) { ["section"]=> string(91) "luciano-boci-gallate-ne-facebook-nje-inxhinier-i-ka-thene-se-do-behet-vrases-me-pagese-5088" }