Luçiano Boçi: Gjykata vendosi pezullimin e zgjedhjeve në Universitetin e Sporteve, Ministria nuk e zbaton

Publikuar tek: politike, më 13:29 20-04-2016 Luçiano Boçi: Gjykata vendosi pezullimin e zgjedhjeve në Universitetin e Sporteve, Ministria nuk e zbaton

Luçiano Boçi kreu i Departamentit të Arsimit, gjatë një deklarate për shtyp ka bërë një denoncim ku sipas tij ministria ka ndërhyrë në procesin zgjedhor dhe ka shkelur ligjin, e thënë kjo bazuar në rastin e një kandidati tek Universitieti i Sporteve ku gjykata vendosi pezullimin e zgjedhjeve në Universitetin e Sporteve dhe Ministria nuk e zbatoi.

 “Kemi këtu një nga rastet flagrante të ndërhyrjes të ministrisë në procesin zgjedhor dhe madje të shkeljes së ligjit. I referohemi fakultetit të Veprimtarive Fizike të Universitetit të Sporteve ku një prej kandidatëve pa bërë padi ndaj Komisionit të Apelimit në Gjykatën Administrative e cila ka marrë vendimin e saj për pezullimin e procesit zgjedhor dhe bazuar në vendimin e gjykatës, që po e tregoj këtu, Komisioni i fakultetit ka ndjekur vendimin e gjykatës dhe ka marrë vendimin për pezullimin e procesit zgjedhor për dekan të këtij fakulteti, por përsëri është Komisioni i Apelit ai që vendos me ndërhyrjen e njerëzve të dërguar nga ministria që vendos që procesi të vazhdojë dhe përjashtimin e njërit prej kandidatëve që është z Agron Kasa. Kjo është jo vetëm shkelje e kompetencave të ndërhyrjes brutale të ministrisë në procesin zgjedhor, ndërhyrje që ne e kemi denoncuar, por është njëkohësisht një shkelje e rëndë ligjore që për të cilën anëtarët e Komisionit të Apelit do të mbajnë përgjegjësi penale, pasi do të bëhet edhe denoncimi përkatës nga kandidati, por jemi këtu edhe për të faktuar atë që kemi thënë këto ditë që ministria dhe qeveria është duarbrenda procesit zgjedhor në universitete në rastin e zgjedhjeve për rektorët dhe dekanët. Gjërat janë e zeza mbi të bardhë dhe nuk mund të mohohen” ka thënë Boçi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Meta pret ambasadorin e Austrisë: Marrim në konsideratë ekspertizën e kompanive austriake
Basha: Edi Rama dhe Sajmir Tahiri janë në këmbë. Po bëjnë gjithçka që Shullazi të mos tregojë gjithçka di »
Article Logic
Execution time: 0.017781019210815
array(1) { ["section"]=> string(109) "luciano-boci-gjykata-vendosi-pezullimin-e-zgjedhjeve-ne-universitetin-e-sporteve-ministria-nuk-e-zbaton-38169" }