Luçiano Boçi merr në mbrojtje këngëtarin e arrestuar: E hiqte ndonjë vizë me raste festash... Rama po hakmerret

Publikuar tek: barometri, më 07:39 15-04-2018 Luçiano Boçi merr në mbrojtje këngëtarin e arrestuar: E hiqte ndonjë vizë me raste festash... Rama po hakmerret

Këngëtari i njohur Arkimed Lushaj ose Stresi siç e njeh publiku, u arrestua dy netë më parë pasi gjatë një kontrolli në një lokal policia e kapi reperin duke pirë kokainë.

Sakaq, deputeti i PD Luçiano Boçi e shikon këtë si hakmarrje të kryeministrit ndaj këngëtarit i cili shpesh e ka sulmuar.

“Angazhoi forcat speciale, agjentët, policinë, sejmenët e soj e sorollop, m.q.s Stresi siç e ka pranuar dhe vetë si artist që është, e bënte ndonjë vizë me raste festash, vetëm e vetëm ta arrestonte.
Unë habitem si nuk organizon po kaq forca me kap ato që e fusin kokainën në Shqipëri dhe që e shpërndajnë.
Sa për përdoruesit, nuk po bëj moralistin, nuk jam dakort me atë çka ato bëjnë”, shkruan Boçi.

REAGIMI I PLOTË:

Stresi i Ramës quhet STRESI

Jo në një rast këngëtari i njohur e ka sfiduar Ramën.
Njëherë me arratisje. Shpesh me deklarata thumbuese e të drejpërdrejta.
Rama e di mirë që ato ndikojnë shumë në rrënimin e figurës së tij tek rinia. 
Prandaj nuk është fare i qetë për këtë.
Megjithëse Rama ka bërë shpesh ndaj Stresit “të padëgjuarin”, atë hakmarrësin e vogël që i gëlon në shpirt e ka aktivizuar gjithmonë dhe stresi i është shtuar.
I akuzoi të atin vetëm para pak ditësh, në kazanët e tij, se ishte organizator në protestën e Kukësit dhe tani godet vetë këngëtarin.
Angazhoi forcat speciale, agjentët, policinë, sejmenët e soj e sorollop, m.q.s Stresi siç e ka pranuar dhe vetë si artist që është, e bënte ndonjë vizë me raste festash, vetëm e vetëm ta arrestonte.
Unë habitem si nuk organizon po kaq forca me kap ato që e fusin kokainën në Shqipëri dhe që e shpërndajnë.
Sa për përdoruesit, nuk po bëj moralistin, nuk jam dakort me atë çka ato bëjnë.
Por ama përdoruesi më zyrtar në vendin tonë që dihet dhe botërisht, është vetë kryeministri.
Por ky nuk ndalohet e arrestohet nga “policët”.
Ky nderohet!????
Po e them këtë që mos më akuzojnë pastaj për moskallzim krimi, siç ja bënë dhe Stresit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.037277936935425
array(1) { ["section"]=> string(114) "luciano-boci-merr-ne-mbrojtje-kengetarin-e-arrestuar-e-hiqte-ndonje-vize-me-raste-festash-rama-po-hakmerret-116944" }