Luciano Moggi në tentativë për të blerë Dinamon e Tiranës?

Publikuar tek: sport, më 17:21 04-05-2016 Luciano Moggi në tentativë për të blerë Dinamon e Tiranës?

Prej 24 orësh Luciano Moggi, ish-drejtuesi i Juventusit, një nga personazhet më të diskutuara të futbollit europian në vitet e fundit, ndodhet në Shqipëri, ku shoqërohet nga ish-presidenti i Dinamos, Besnik Sulaj.

Edhe pse Dinamo prej disa sezonesh dergjet në kategorinë e Parë, vazhdon të jetë “pronë” e familjes Sula.

Por, zërtat e fundit thonë që është hyrë në tratativa që klubi të administrohet nga familja Moggi.

Besnik Sulaj i kontaktuar me telefon nga Top Channel as e ka pohuar e as e ka mohuar një lajm të tillë.

Sot, Luciano Moggi ndodhet në “Elbasan Arena” për të ndjekur takimin e vlefshëm për Kategorinë e parë atë ndërmjet Elbasanit dhe Dinamos.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Derbi Tirana-Partizani, tifozët në grupe drejtohen për në stadiumin “Selman Stërmasi”
Skënderbeu e kthen në stërvitore me Laçin »
Article Logic
Execution time: 0.018524885177612
array(1) { ["section"]=> string(63) "luciano-moggi-ne-tentative-per-te-blere-dinamon-e-tiranes-39491" }