"Lufta e të gjithëve kundër të gjithëve", me kë e ka ministri i Ramës? (Foto)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 15:36 30-04-2017

Sa më shumë afron data e zgjedhjeve aq më shumë nxehet atmosfera politike në vend.

Në javën që vjen si një provë gjenerale e zgjedhjeve por edhe e gjithë situatës politike në vend do të jenë zgjdhjet në Kavajë. 7 maji për mazhorancën është manifestimi i demokracisë duke votuar, ndërsa për opozitën duke protestuar.

Nga fjalori i përdorur nga të dyja palët parashikohet një përplasje e ashpër në Kavajë. Kjo situatë  e gjen të papërgatitur edhe policinë e shtetit e cila sipas Kodit Zgjedhor nuk lejohet të afrohet pranë qëndrave të votimit në ditën e zgjedhjeve, por nga ana tjetër është edhe shqetësimi për të ruajtur qetësinë publike, pasi PD ka lajmëruar protestë masive.

Në këtë situatë të trazuar politike “ndërhyn” ministri i jashtëm Ditmir Bushati i cili ka postuar një foto në rrjetin social Instagram teksa i ka bashkangjitur dhe komentin “Bellum ominum contra omnes” (Lufta e të gjithëve kundër të gjithëve).

Nuk dihet se kujt i referohet ministri Bushati me këtë postim të tij por që sigurisht mund të bëhën dhe lidhje me aktualitetin politik.

Më poshtë statusi i plotë e i ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati.

qewrwe4t3t3tjjj.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027834892272949
array(1) { ["section"]=> string(77) "lufta-e-te-gjitheve-kunder-te-gjitheve-me-ke-e-ka-ministri-i-rames-foto-76962" }