Lufta kundër informalitetit funksionoi, kontribuoi pozitivisht në rritjen ekonomike

Publikuar tek: ekonomi, më 13:52 07-10-2016 Lufta kundër informalitetit funksionoi, kontribuoi pozitivisht në rritjen ekonomike

Lufta kundër informalitetit ka dhënë rezultate dhe në rritjen ekonomike.  Arsyeja kryesore lidhet me grumbullimin e lartë të tatimit të vlerës së shtuar dhe mosdhënien e subvecioneve për sektorët publikë.  Me formalizimin e ekonomisë, taksat Neto mbi produktet gjatë tremujorit të dytë kontribuan pozitivisht me +0,72 pikë përqindje.

Sipas INSTAT, Produkti i Brendshëm Bruto (P.B.B) në tremujorin e dytë të vitit 2016 vlerësohet me rritje prej 3.21% kundrejt tremujorit të dytë të vitit 2015.

Një kontribut  kryesor në këtë rritje e kanë dhënë degët e ekonomisë si Tregti Hotele dhe Restorante dhe Transporti me +0,70 pikë përqindje, Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative me +0,51 pikë përqindje, aktiviteti Pasuritë e paluajtshme me +0,43 pikë përqindje, Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia me +0,35 pikë përqindje, Informacioni dhe Komunikacioni me +0,23 pikë përqindje, Industria, Energjia dhe Uji me +0,18 pikë përqindje, Shërbimet e tjera me +0,17 pikë përqindje, Ndërtimi me +0,16 pikë përqindje dhe Aktivitetet financiare dhe të Sigurimit me +0,09 pikë përqindje.

Ndër këto degë theksojmë se negativisht ka kontribuar Bujqësia, Pyjet dhe Peshkimi me -0,32 pikë përqindje.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024084091186523
array(1) { ["section"]=> string(88) "lufta-kunder-informalitetit-funksionoi-kontribuoi-pozitivisht-ne-rritjen-ekonomike-55390" }