Lufta kundër informalitetit në ekonomi, pjesë e përditshme e agjencive ekzekutive, kontrolli për kupon nis nga 1 gushti

Publikuar tek: ekonomi, më 15:13 17-07-2016 Lufta kundër informalitetit në ekonomi, pjesë e përditshme e agjencive ekzekutive, kontrolli për kupon nis nga 1 gushti

Konfindustria vlerëson, se përpjekjet e agjencive ekzekutive për luftën kundër informalitetit në ekonominë shqiptare duhet të jenë pjesë e përhershme dhe e përditshme e punës së tyre dhe në asnjë mënyrë me fushata.

Paralajmërimi i ministrit të financave për rifillimin e fushatës së kontrollit nga inspektorët në datën 1 gusht për kuponin tatimor në thelbin e tij tregon nga njëra anë pafuqinë e institucioneve ligjzbatuese në luftën kundër evazionit fiskal dhe nga ana tjetër deështimin e politikave fiskale të deritashme.

Konfindustria vlerëson, se ndikimi pozitiv i nismës qeveritare në 3 mujorin e fundit të vitit 2015 në luftën kundër informalitetit u ndërpre nga vendimet përjashtimore nga tatimet dhe TVSH te biznesit të ashtuquajtur " të vogël" me qarkullim vjetor 5 dhe 8 milion lekë. Vendimet e mësipërme kanë një natyrë të qartë populiste dhe njëkohësisht tregojnë paaftësinë e vazhdueshme të politikës për tu përballur me procesin e domosdoshëm të formalizimit të ekonomisë.

Ekonomia shqiptare paraqet një nivel të lartë informalitetit që llogaritet 45-50% të PBB me pasoja të rënda për konkurencën e lirë, tërheqjen e investimeve dhe të ardhurat në buxhetitn e shtetit. Njëkohësisht, shkalla e lartë e fshehjes fiskale krijon trysni të fuqishme të largimit të paligjshme të parave të shqiptareve jashtë vendit të shoqëruara dhe me rrezikun ne rritje të ngjarjeve kriminale të grabitjeve.

        

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032732963562012
array(1) { ["section"]=> string(123) "lufta-kunder-informalitetit-ne-ekonomi-pjese-e-perditshme-e-agjencive-ekzekutive-kontrolli-per-kupon-nis-nga-1-gushti-46874" }