Luftar Paja ka ditën e lindjes, dedikimi i miqve të ngushtë nga SHBA: Po ngremë dolli për ty, vitet ikin po ne nuk jepemi…

Publikuar tek: kulture-art, më 12:22 02-12-2015 Luftar Paja ka ditën e lindjes, dedikimi i miqve të ngushtë nga SHBA: Po ngremë dolli për ty, vitet ikin po ne nuk jepemi…

Luftar Paja, ikona e humorit shqiptar e sa e sa filmave, feston ditën e tij të lindjes. Një urim të veçantë i kanë bërë dy miqtë e tij, Pëllumb Kulla dhe e shoqja Xhuli.

Ata i kujtojnë Pajës që nga Neë York-u dhjetra skeçe e komedi dhe se vitet ikin po nuk jepen .” Dhe ti, i dashur Luftar, i ke energjitë e nevojshme. Pra sot, në këtë ditë të shënuar, të shtyjmë të na heqësh shembullin. Prandaj t'i urojmë këta vite të shëndetshëm dhe pjellorë!”, i shkruajnë mikut të ngushtë.

 Ja dedikimi i plotë:

“LUFTAR PAJA, GËZUAR DITËLINDJEN!

I dashur Luftar, tani këtu në Nju Jork, kemi akoma 1 dhjetor, pra në Amerikë, është ende dita e lindjes tënde, që ti atje e pate dje. Dhe ne nxitojmë që të ta urojmë brënda ditës e të të sigurojmë, se dy nga miqtë e tu, unë dhe ime shoqe, jemi në tryezë dhe po të ngremë akoma dollinë.

Sepse të kemi patur koleg, dhe shok të vyer.

Sepse, unë, Xhuli, kam qenë me ty partnere në dhjetra dhe dhjetra skece dhe komedi.

Sepse unë, Pëllumbi, të kam patur aktorin bazë, nxitësin e dhjetra dhe dhjetra frymëzimeve, për penën time dhe ndërtime shfaqjesh. Vitet ikin për të tre ne, por ne nuk jepemi dhe duam që të na lejohet të ëndërrojmë për krijime të reja, shfaqje dhe figura që të kenë forcën të mbeten përsëri në mend. Dhe ti, i dashur Luftar, i ke energjitë e nevojshme. Pra sot, në këtë ditë të shënuar, të shtyjmë të na heqësh shembullin. Prandaj t'i urojmë këta vite të shëndetshëm dhe pjellorë!

Gëzuar Ditëlindjen! Xhuli dhe Pëllumbi”.

Paja ka lindur në vitin 1941 dhe ka punuar shpesh me regjisorin Pëllumb Kulla. Ndër filmat e komeditë e njohura të luajtura prej Pajës janë: Pas një lajmi 2001, 8 persona plus , teatër-komedi, Zëvendësi i grave 1987, Gurët e shtëpisë sime 1985, Ëndërr për një karrige 1984, Këshilltarët 1979, Udha e shkronjave 1978, Hanxhiu, Pranverë në Gjirokastër 1978, Babi i dhëndërit, Gjeneral gramafoni 1978, Gunat mbi tela 1977, Velo, Streha e re 1977 etj

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « A është Statuja e Lirisë një grua myslimane?
"Puthja" në murin e rrënuar nga makineria e luftës »
Article Logic
Execution time: 0.025089979171753
array(1) { ["section"]=> string(124) "luftar-paja-ka-diten-e-lindjes-dedikimi-i-miqve-te-ngushte-nga-shba-po-ngreme-dolli-per-ty-vitet-ikin-po-ne-nuk-jepemi-26779" }