Luftar Paja: Në kohën time bëhej humor nga mesi e lartë, tani bëhet humor nga mesi e poshtë

Publikuar tek: kulture-art, më 19:29 22-07-2017 Luftar Paja: Në kohën time bëhej humor nga mesi e lartë, tani bëhet humor nga mesi e poshtë

Luftar Paja, aktori i njohur i humorit që prej 10 vitesh pushon me familjen në Orikum dhe ka folur për mikrofonin e ABC News.

“Më thanë se duhet të merrja titullin Mjeshtër I Madh. U thashë nuk e dua se më ka dhënë populli titullin “Artist I popullit”, tha ai për mikrofonin e ABC News.

Lidhur me bisedat me djalin e tij Gaz Pajën, Luftari thotë se është I lumtur për të birin dhe për brezin e ri të humorit, pork a edhe një këshillë.

“Humori tani është I shpenguar. Në kohën time ka qenë tepër I censuruar. Duhet edhe pak kujdes në drejtim të humorit. Në kohën tonë bëhej humor nga mesi e lart, tani bëhet humor nga mesi e poshtë” thotë me batutë e mes të qeshurash mjeshtri I madh I humorit.

Duke rrëfyer ditën e tij në Orikum thotë se bën shumë orë ecje, duke nisur në mëngjes dhe pasdite. Preferon të qëndrojë më shumë në hije sesa në diell dhe për moshën që ka.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përmeti i “përpin” të gjithë, artistë, biznesmenë e menaxherë në Vjosë për rafting
Vaçe Zela pa muze, shtëpia iu shit një emigranti në Itali »
Article Logic
Execution time: 0.031245946884155
array(1) { ["section"]=> string(95) "luftar-paja-ne-kohen-time-behej-humor-nga-mesi-e-larte-tani-behet-humor-nga-mesi-e-poshte-87021" }