Luftar Paja-Veliajt: Bashkia dhe qeveria përçmim për ne, Veliaj: S'dua të them gënjeshtra për hir të fushatës

Publikuar tek: politike, më 10:27 18-05-2015 Luftar Paja-Veliajt: Bashkia dhe qeveria përçmim për ne, Veliaj: S'dua të them gënjeshtra për hir të fushatës Erion Veliaj me artistët

Erion Veliaj ka mbledhur artistët sot te pedonalja pranë Galerisë së Arteve dhe Teatrit Kombëtar në Tiranë.  Veliajn e kanë mbështetur kryesisht artistë të ‘’Portokallisë’’, por edhe të tjerë, ndër të cilët edhe Luftar Paja, Reshat Arbana dhe Marjeta Ljarja. Së bashku me të birin, Gazmendin, aktori i humorit Luftar Paja ka mbështetur Veliajn por i ka thënë se artistët janë harruar nga bashkia dhe qeveria. Veliaj u ka thënë artistëve se teatrot duhet t'i kthehen bashkisë dhe të mos menaxhohen më nga qeveria. Veliaj u ka përmendur artistëve se ka në plan të punësojë artistë në bashki.

“ Mes jush jemi edhe ne flokëbardhët. Unë dhe miqtë e mi që na rrethojnë kam besim në aftësitë e tua. I ke dhënë provat e para, e shikoj rezultatin që ke patur në ministrinë që ke drejtuar. Unë kam një merak, siç i thonë fjalës: “Kur të shoh me sy, më merr malli për ty”. E them këtë se shumë kohë më para drejtuesit e bashkisë dhe qeveria sikur kanë një përçmim për shtresat tona të artistëve. Artistët me thinja në kokë, kanë bërë punë, pavarësisht pushteteve. Na vjen keq që ka një distancim. Duke parë këtë armatë të artristëve të rinj, jam optimist. Ka talente shumë të mira, janë njerëz që kanë 135arë dyert e Shqipërisë dhe kanë çarë më tej. Unë mendoj që ju në të ardhmen duhet ta keni parasysh këtë”, e ka sugjeruar Veliajn, Paja.

Por Veliaj e ka komplimentuar Pajën, duke i thënë se është më energjik se kurrë.

“I dashur Luftar,  kamuflazhin e ke me thinja, por nga brenda energjinë e ke më shumë se kurrë”, i ka thënë Veliaj, Pajës.

Gjatë takimit me artistët kur ata i kanë kërkuar financimin e projekteve në tre zona, në ambjentet te kodra e liqenit, Laprakë dhe te ish-Uzina Enver, Veliaj u ka thënë se nuk mund të thotë gënjeshtra për hir të fushatës. Ai ka përsëritur të njëjtin pasazh edhe në takimet e mëparshme, kur ka përsëritur se në tavolinën e bukës njerëzit nuk bisedojnë për politikë.

“Nuk e di a patë, edhe në lajme, isha dje në Laprakë dhe pashë një gjë që njerëzit në tavolinën e bukës, njerëzit nuk diskutojnë për politikë, por ku do i çojmë fëmijët, kopshti dhe shkolla dhe një nga gjërat që m’u tha në Laprakë ishte përdorimi i atij aseti. Sot Lapraka ka më shumë banorë se Librazhdi, Kopliku. Ajo që mund të bëjmë është që bashkia të ngrejë një fond, s’dua të them gënjeshtra për hir të fushatës që nuk mund t’i mbajë, gjysmën ta japim vetë, gjysmën ta gjejmë nga biznesi. Kur gjërat bëhen me bashkëfinancim, kujdesi më Iimadh, Kur dëgjoj kandatin tjetër që thotë se ‘’do bëjmë shumë për artin’’, mua më takon të them ‘’do të’’, vetëm për ministrinë mund të them ç’kam bërë”, është shprehur Veliaj.

Kandidati i së majtës u ka premtuar artistëve që një numër prej 18 artistësh do punësohen në bashki, që siç i ka kujtuar Salsano Rrapi, mund të bëjnë art në rrugë.

Veliaj i ka thënë aktorit Reshat Arbana se do punojë edhe me parkimet. “ Parkime nëntokësore, parkim në periferi, s’ka sens që dikush që vjen në Tiranë të përshëndesë Skënderbeun, të bëjë xhiron e kartodromit. Në hyrje të Kasharit si dhe në hyrjen nga Elbasani të ketë parkime të mëdha. Lë makinën që ke ardhur nga qyteti yt, pastaj përdor autobusin urban”, tha Veliaj.

 

luftarpajaveliaj

Luftar Paja, në takimin me Erion Veliaj

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Grida Duma takon rastësisht profesorin gjatë takimit elektoral, e përqafon me mall
Gjergj Bojaxhi sulmon Ramën dhe Bashën: Kanë futur miliarda lekë në xhep, duke shkatërruar hapësirat publike »
Article Logic
Execution time: 0.021245956420898
array(1) { ["section"]=> string(112) "luftar-paja-veliajt-bashkia-dhe-qeveria-percmim-per-ne-veliaj-s-dua-te-them-genjeshtra-per-hir-te-fushates-11382" }