'Luftë e ashpër'/ Meta i përgjigjet 'dhëmb për dhëmb' Ramës: Ai që kërcënoi Zaganin...nuk ka fuqi në botë që t'i bëjë presion Presidentit

Publikuar tek: aktualitet, më 09:31 11-01-2019 'Luftë e ashpër'/ Meta i përgjigjet 'dhëmb për dhëmb' Ramës: Ai që kërcënoi Zaganin...nuk ka fuqi në botë që t'i bëjë presion Presidentit

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur ashpër  'kërcënimeve' të kryeministrit Edi Rama.

Sipas Metës, ai bëri gabimin fatal duke kërcënuar edhe Presidentin e Republikës së Shqipërisë në mënyrë të drejtpërdrejtë.

"Nuk ka fuqi në botë t'i bëjë presion e shantazh Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Nuk ka Gjykatë Kushtetuese në botë që ndalon e interpreton kompetencat që i jep Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Presidentit, për emërimin e shkarkimin e ministrave e në veçanti të atyre që janë anëtarë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare", shkruan mes të tjerash Meta.

Meta ka sjellë në vëmëndje edhe rastin e ish oficerit të antidrogës Dritan Zagani që sipas tij, ka denoncuar trafikantët e drogës dhe për këtë arsye është kërcënuar nga kryeministri ashtu si Emiljano Nuhu oficeri i Fushë Krujës.

Postimi i plotë:

Ai që guxoi të kërcënojë komisar Zaganin pse denoncoi bashkëpunimin e trafikantëve të drogës me pushtetarët, ai që guxoi të kërcënojë nënkomisarin e Fushë-Krujës pse hetoi dhunimin e një vajze nga djali i një deputeti, ai që guxoi të kërcënojë një profesor të nderuar vetëm pse i shkruajti një letër Presidentit të Republikës në mbrojtje të interesit kombëtar, ai që kërcënon çdo ditë gazetarë e pronarë mediash, ai që kërcënon prokurorë e gjyqtarë, ai që kërcënon opozitarë dhe dëshmitarë, ai që urdhëron falsifikimin e letrave të tenderave e deri tek dokumente të sigurisë kombëtare bëri gabimin fatal të kërcënojë edhe Presidentin e Republikës së Shqipërisë në mënyrë të drejtpërdrejtë. Nuk ka fuqi në botë t'i bëjë presion e shantazh Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Nuk ka Gjykatë Kushtetuese në botë që ndalon e interpreton kompetencat që i jep Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Presidentit, për emërimin e shkarkimin e ministrave e në veçanti të atyre që janë anëtarë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Interesi kombëtar i pari! Shqipëria e Para!

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ishte shpallur në kërkim, arrestohet 48-vjeçari vlonjat
Po riparonte një defekt, humb jetën punonjësi i OST (EMRI) »
Article Logic
Execution time: 0.035449981689453
array(1) { ["section"]=> string(136) "lufte-e-ashper-meta-i-pergjigjet-dhemb-per-dhemb-rames-ai-qe-kercenoi-zaganin-nuk-ka-fuqi-ne-bote-qe-t-i-beje-presion-presidentit-148334" }